Bota

Lëkundje të forta tërmeti në Ankara, ja sa ishte magnituda

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), lëkundjet janë regjistruar në orën 14:41 me qendër në zonën e Dulkadiroğlu.

19 Tetor 2024, 16:47 Nga E. D
Lëkundje të forta tërmeti në Ankara, ja sa ishte magnituda
fotot ilustruese

ANKARA- Një tërmet me magnitudë 4.4 Rihter ka goditur ditën e sotme Ankaranë. Sipas informacioneve në faqen e Presidencës për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), lëkundjet janë regjistruar në orën 14:41 me qendër në zonën e Dulkadiroğlu.Gjithashtu lëkundjet u gjetën në një thellësi prej 10.53 kilometrash. 

“Një tërmet me magnitudë 4.4 ka ndodhur në zonën Dulkadiroğlu të Kahramanmaraş. AFAD dhe të gjitha ekipet tona të agjencive përkatëse filluan menjëherë skanimet në vend. I uroj shëndet të mirë qytetarëve tanë të prekur nga tërmeti. Zoti e ruajtë vendin dhe kombin tonë nga fatkeqësia”, tha Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Gerlikaya. 

 

termet ne turqi

Sondazh

Poll