Bota

Kapet sasia rekord prej 8.3 ton drogë në Oqeanin Paqësor, në pranga 23 persona

Sipas autoriteteve zyrtare në një deklaratë, bëhet e ditur se vlera e sekuestruar arrin në 2.099 miliardë pesos (134.5 milionë euro), por nuk e specifikuan llojin e lëndës narkotike.

19 Tetor 2024, 11:48 Nga ZH.LL
Kapet sasia rekord prej 8.3 ton drogë në Oqeanin Paqësor, në
Sasia e drogës

MEKSIKË- Autoritetet e Meksikës kanë sekuestruar ditën e djeshme një sasi rekord me 8.3 ton drogë në Oqeanin Paqësor.

Sipas autoriteteve zyrtare në një deklaratë, bëhet e ditur se vlera e sekuestruar arrin në 2.099 miliardë pesos (134.5 milionë euro), por nuk e specifikuan llojin e lëndës narkotike. “Kjo është sasia më e madhe e drogës që është kapur gjatë një operacioni detar”, thuhet në deklaratë.

Konfiskimi u bë në jugperëndim të qytetit të Lazaro Cardenas, në shtetin e Michoacán, në bregun perëndimor të Meksikës. Ndërkohë, mësohet se gjatë operacionit, Marina ushtarake sekuestroi gjashtë varka, ndërsa në pranga ranë 23 persona.

Sekuestrimi më i madh i drogës në historinë e Meksikës, me 23 ton kokainë kolumbiane, është zhvilluar në nëntor të vitit 2007. Për dekada, Meksika ka qenë qendër për kontrabandën e drogës në Amerikën e Veriore.

meksike sasi rekord droge amerike

Sondazh

Poll