19 Tetor 2024, 11:54
Nga M.B
Foto ilustruese
RUMANIA- Rumania i dërgoi katër avionë luftarakë për patrullim mëngjesin e 19 tetorit, pasi një objekt i paidentifikuar e shkeli hapësirën e saj ajrore në juglindje të vendit, afër Detit të Zi, tha Ministria rumune e Mbrojtjes. Sipas Ministrisë, radarët e vërejtën një objekt të vogël duke fluturuar me gjasë një dron drejt Tulkeas, para se ta humbnin sinjalin rreth orës 2:30 të mëngjesit të shtunën.
Ky është droni i dytë që e shkel hapësirën ajrore kombëtare të Rumanisë, sipas saj. Ushtria i ngriti dy avionë luftarakë F-16 dhe dy avionë spanjollë F-18 për ta vëzhguar objektin, tha Ministria, duke shtuar se pilotët nuk e panë dronin.
Incidenti i kaluar u raportua më 17 tetor, kur një objekt i vogël fluturues u vërejt nga radarët e ushtrisë mbi kontin Konstanta në juglindje. Kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu, tha më 18 tetor se vendi i tij po e analizon mundësinë e një “sfide kibernetike, sepse pilotët nuk kishin kontakt vizual me dronin”.
Në të kaluarën, dronët rusë janë futur në hapësirën ajrore të Rumanisë gjatë sulmeve ruse kundër caqeve ukrainase përgjatë Detit të Zi dhe Lumit Danub. Rumania, anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, ndan një kufi 650 kilometra të gjatë me Ukrainën./ REL
rumania
Bota
19 Tetor 2024, 10:31
E. D
Christopher Hill
SHBA- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill ka thënë se ç&e...
Bota
19 Tetor 2024, 09:40
M.B
Benjamin Netanyahu
LINDJE E MESME- Një dron nga i nisur nga Libani goditi qytetin bregdetar të Cezaresë, ku jeton kryeministri Benjamin...
Bota
19 Tetor 2024, 09:17
M.B
Foto ilustruese
BRUKSEL- Vetëm pak javë para përfundimit të mandatit pesëvjeçar, Komisioni Europian (KE) do të miratoj...
Bota
19 Tetor 2024, 08:53
M.B
Foto ilustruese
BRUKSEL- Kur në vitin 1906 në Bruksel, në bulevardin "Générale Jacques” u ndërtuan ...
Bota
19 Tetor 2024, 07:34
M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Të paktën 33 njerëz u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga sulmet izraelite q...
Bota
19 Tetor 2024, 07:23
M.B
Foto ilustruese
UKRAINA- Rusia ia ktheu Ukrainës trupat e 501 ushtarëve të premten, thanë autoritetet ukrainase. Ky veprim dukej se ish...
Bota
19 Tetor 2024, 07:19
M.B
Dokumetari
UKRAINA- Kremlini nuk mund të kishte kërkuar një publicitet më të mirë në një kohë më të ...
Bota
18 Tetor 2024, 22:50
E. D
Giorgia Meloni dhe Najib Mikati
LIBAN- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ditën e sotme ka zhvilluar një takim zyrtar me kryeministrin e Liban...
Bota
18 Tetor 2024, 22:45
M.B
Foto ilustruese
GJEORGJIA- Republika e Gjeorgjisë, që ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik deri kur fitoi pavarësinë në vitin 199...
Bota
18 Tetor 2024, 22:38
M.B
Foto ilustruese
RUSIA- Rusia tha se më 18 tetor ka këmbyer 95 ushtarë ukrainas, që ishin mbajtur robër, me numrin e njëjt&eum...