Politike

Oksigjeni mjekësor/ PD thirrje SPAK: Hetoni monopolin, vetëm 2 kompani furnizojnë spitalet

Gjithashtu zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, tha se oksigjeni mjekësor në Shqipëri blihet me çmime 3-4 herë më të larta se rajoni. Sipas Vangjelit, në tendera marrin pjesë vetëm dy kompani.

19 Tetor 2024, 11:33 Nga E. D
Oksigjeni mjekësor/ PD thirrje SPAK: Hetoni monopolin, vetëm 2 kompani
Genta Vangjeli

TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar një tjetër skandal. PD i ka bërë thirrje SPAK që të hetojë atë që e konsideron si “monopol” dhe që ka lidhje me oksigjenin mjekësor, që prokurohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apo Drejtoritë e spitalet rajonale. Gjithashtu zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, tha se oksigjeni mjekësor në Shqipëri blihet me çmime 3-4 herë më të larta se rajoni. Sipas Vangjelit, në tendera marrin pjesë vetëm dy kompani.

DEKLARATA E PLOTË

Oksigjeni mjekësor i cili prokurohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apo Drejtoritë e spitalet rajonale shkon në duart e vetëm dy furnitorëve duke u kthyer në monopol.

Nëse shohim pjesëmarrjen e ofertave në prokurimet respektive zhvilluar nga Autoriteti i Konkurrencës vërehet se në procedura marrin pjesë gjithnjë vetëm njëra prej këtyre kompanive ose të dyja bashkë në formën e JV duke u shpallur më pas fituese, pra konurrenca e tregut është kufizuar maksimalisht në kundërshtim me parimet e legjislacionit për prokurimin publik.

Bëhet fjalë për GTS-Gazra Teknike Shqiptare sh.p.k. dhe Messer Albagaz shpk.

Oksigjeni mjekësor/ PD thirrje SPAK: Hetoni monopolin, vetëm 2 kompani

Sipas Open Corporates Albania, GTS-Gazra Teknike Shqiptare sh.p.k. ka fituar Total 106 procedura për blerje oksigjeni me VLERE 4,847,040,382 lek ose 48.4 mil EURO dhe,

Oksigjeni mjekësor/ PD thirrje SPAK: Hetoni monopolin, vetëm 2 kompani

Messer Albagaz shpk ka fituar Total 149 procedura për blerje oksigjeni me vlerë 2,632,903,871 lek ose 26.3 milionë euro.

Mediat kanë identifikuar se në Shqipëri oksigjeni blihet me vlerë 3-4 herë më të lartë se rajoni. Për shembull, në Kosovë, çmimi për litër oksigjen mjekësor është 0.43 euro, në Maqedoni 0.45 euro, ndërsa në Shqipëri është 1.5 euro.

Oksigjeni mjekësor/ PD thirrje SPAK: Hetoni monopolin, vetëm 2 kompani

Ndërkaq sipas të dhënave të publikuara në raportin e Transparency International për Kosovën mbështetur në të dhënat e marra nga faqja elektronike e prokurimit të hapur në Kosovë identifikohen ofertat e paraqitura për blerje oksigjeni, kështu psh:Sa më lart tregues i qartë për diferencën në çmimin për njësi të blerjes së oksigjenit.

genta vangjeli

Sondazh

Poll