19 Tetor 2024, 07:23
Nga M.B
Foto ilustruese
UKRAINA- Rusia ia ktheu Ukrainës trupat e 501 ushtarëve të premten, thanë autoritetet ukrainase. Ky veprim dukej se ishte riatdhesimi më i madh i të vdekurve të luftës që nga fillimi i sulmit të Rusisë në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Shumica e ushtarëve u vranë në luftimet në rajonin lindor ukrainas të Donetskut, rreth qytetit të Avdivkës. Pas një beteje të gjatë dhe rraskapitëse, forcat ruse pushtuan qytetin në shkurt, tha në një deklaratë Shtabi Koordinues i Ukrainës për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës.
Agjencitë e zbatimit të ligjit dhe ekspertët e mjekësisë ligjore do të identifikojnë viktimat, thanë autoritetet ukrainase. Trupat më pas do t'u kthehen familjarëve për varrim.
Riatdhesimi erdhi dy ditë pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy prezantoi "planin e tij të fitores" para udhëheqësve të Bashkimit Evropian dhe ministrave të mbrojtjes të NATO-s. Aleatët e Ukrainës po i japin asaj mbështetje ushtarake, por një pjesë e saj mund të bëhet objekt rishqyrtimi pas zgjedhjeve presidenciale të muajit të ardshëm në Shtetet e Bashkuara.
Plani i Zelenskit, të cilin ai e prezantoi në parlamentin e Ukrainës të mërkurën, kërkon fillimisht një ftesë të pakushtëzuar për anëtarësim në NATO, së bashku me dislokimin e armëve jo-bërthamore për frenimin e agresionit rus. Ai thotë se plani mund t'i japë fund luftës jo më vonë se në vitin e ardhshëm.
Ndërsa aleatët dhe udhëheqja e NATO-s këmbëngulin se e ardhmja e Ukrainës është në NATO, një ftesë zyrtare për t'u bërë anëtare e aleancës ende nuk është bërë. Aleatët e NATO-s kanë thënë se Kievi nuk mund të bëhet anëtar ndërsa është në luftë dhe është përqëndruar në ofrimin e mbështetjes që i nevojitet ushtrisë ukrainase për të fituar luftën./ VOA
lufta ukraine-rusi
Bota
19 Tetor 2024, 07:19
M.B
Dokumetari
UKRAINA- Kremlini nuk mund të kishte kërkuar një publicitet më të mirë në një kohë më të ...
Bota
18 Tetor 2024, 22:50
E. D
Giorgia Meloni dhe Najib Mikati
LIBAN- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ditën e sotme ka zhvilluar një takim zyrtar me kryeministrin e Liban...
Bota
18 Tetor 2024, 22:45
M.B
Foto ilustruese
GJEORGJIA- Republika e Gjeorgjisë, që ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik deri kur fitoi pavarësinë në vitin 199...
Bota
18 Tetor 2024, 22:38
M.B
Foto ilustruese
RUSIA- Rusia tha se më 18 tetor ka këmbyer 95 ushtarë ukrainas, që ishin mbajtur robër, me numrin e njëjt&eum...
Bota
18 Tetor 2024, 22:35
E. D
Hrisitjan Mickoski
MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hrisitjan Mickoski, pret që pas vizitës së presidentes...
Bota
18 Tetor 2024, 21:58
E. D
HAMAS- Hamasi, në të kaluarën e tij, ka humbur shumë liderë, por pas çdo eleminimi ka lufuar edhe më fortë. Sig...
Bota
18 Tetor 2024, 21:59
M.B
Foto ilustruese
SEUL– Agjencia e zbulimit e Koresë së Jugut tha të premten se Koreja e Veriut ka dërguar forca ushtarake në ...
Bota
18 Tetor 2024, 21:43
M.B
Foto nga takimi
GJERMANIA- Presidenti Joe Biden zhvilloi një vizitë të shpejtë në Gjermani të premten, ndërsa Berlini e ...
Bota
18 Tetor 2024, 21:08
John Kirby
SHBA- Yahya Sinwar, udhëheqësi i vrarë i Hamasit grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bas...
Bota
18 Tetor 2024, 20:55
E. D
pamje nga permbytjet
FRANCË- Përmbytjet masive kanë shkaktuar dëme serioze dhe ndërprerje të energjisë në pjesë...