Sport

Fonseca ndëshkon “fajtorët”... ul në stol Rafael Leãon dhe Theo Hernández

Sipas shtypit italian, ndërkombëtari portugez dhe ai francez do të jenë zëvendësues në ndeshjen kundër Udineses

19 Tetor 2024, 10:00 Nga DOSJA

Fonseca ndëshkon “fajtorët”... ul në stol Rafael

ITALI - Paulo Fonseca dëshiron që nga sot ta vendosë Milanin në rrugën e suksesit, pasi në dy muajt e parë të sezonit, pozicioni i trajnerit u vu në pikëpyetje. Vetëm pas fitores shumë të dobishme në derbin me Interi, më 22 shtator, ai fitoi një ‘tullumbace’ të re oksigjeni.

Gjithsesi, trajneri portugez ka qenë i fokusuar te fryma e grupit të skuadrës dhe për këtë nuk ka përjashtuar as “dënimet”. Kjo, pasi dy ndeshjet e fundit para pushimit ndërkombëtar rezultuan me dy humbje - kundër Leverkusenit në Champions League, dhe Fiorentinës në Serinë A.

Kështu që është e domosdoshme fitorja ndaj Udineses, të shtunën, pasi ajo do të shërbejë për 'të qetësuar ujërat'. Sipas Gazzetta Dello Sport, trajneri portugez dëshiron ndryshime rrënjësore në skuadër dhe do të marrë një vendim drastik me Rafael Leão, duke e ulur bashkëkombasin e tij në stol.

Paulo Fonseca nuk është i kënaqur me paraqitjen e sulmuesit dhe po përgatitet ta largojë atë nga njëmbëdhjetëshja kryesore ndaj skuadrës së Udines, duke ia lënë vendin në sulm Noah Okafor. Gazzetta thekson se qëndrimi konkurrues i Leão nuk i pëlqen Paulo Fonsecas, duke theksuar, megjithatë, se nuk ka "luftë" mes të dyve.

Theo Hernández, një tjetër nga yjet e Milanit, gjithashtu e ka vendin e tij në mbrojtje në rrezik dhe  në sfidën e sotme me gjasa do të zëvendësohet nga Filippo Terracciano.

“Ndoshta tifozët e shohin këtë si një ndëshkim për lojtarët, por nuk është ashtu, është zgjedhja ime për këtë ndeshje. Theo nuk është në gjendje fizike, fola me të dhe ai e kuptoi. Duhet të zgjedh atë që është më e mira për ekipin”, shpjegon trajneri i Milanit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll