Sport

Erik Ten Hag dhe kërcënimi i shkarkimit: "Tregime, përralla dhe gënjeshtra"...

Trajneri siguron se, nga brenda, klubi është i qetë

18 Tetor 2024, 17:35 Nga DOSJA
Erik Ten Hag dhe kërcënimi i shkarkimit: "Tregime, përralla

ANGLI - “Zhurma vjen vetëm nga disa media, të cilat krijojnë histori e përralla dhe sjellin gënjeshtra. Disa gazetarë nuk më besuan para se të ndalonte Premier League për kombëtaren.

I pashë raportet...”, tha Erik ten Hag për kërcënimin e shkarkimit që i lakohet prej disa javësh për shkak të rezultateve të dobëta të  Manchester United, duke shtuar: “Brenda klubi është i qetë, paqësor”.

Trajneri holandez pranoi, në konferencën për shtyp, që parashikonte takimin me Brentfordin në  Premier League, se pozicioni në tabelë i “Djajve të Kuq” nuk është aspak i kënaqshëm, megjithatë pa u dorëzuar u shpreh: “Shoh standarde dhe statistika të mira, që konfirmojnë se jemi në një drejtim i mirë, por renditja nuk gënjen dhe kjo nuk është mjaft e mirë.”

“Është koha për të shënuar më shumë gola. Le t'i përmbahemi planit. Jemi shumë të bindur që do të ketë sukses, ndaj qëndrojmë të qetë”,- shtoi Ten Hag.

Manchester United zë vendin e 14-të në tabelë, me vetëm tetë pikë të fituara në shtatë ndeshje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll