Sport

Gabriele Tuchel: “Është shkruar në yje, që djali im ta fitojë Kupën e Botës me Anglinë”

Nëna e trajnerit të ri të kombëtares së Anglisë e cilësoi një mrekulli të vogël praninë e djalit të saj në stolin e “Tre Luanëve”, por nuk i fshehu pritshmëritë e mëdha që ka.

18 Tetor 2024, 19:00 Nga DOSJA
Gabriele Tuchel: “Është shkruar në yje, që djali im ta

GJERMANI - Ajo ende jeton në Krubach, qytetin e vogël në Bavari, ku djali i saj lindi, u rrit dhe filloi të luante...

Gabriele Tuchel ka qenë e ‘padukshme’ në vitet e mëparshme, por që kur Thomas u bë trajner i kombëtares së Anglisë, mediat britanike e zbuluan dhe pak orë pas shpalljes së marrëveshjes së dy palëve, pritën deklaratat e para të saj.

"A mundet trajneri i parë gjerman i Anglisë t'i çojë ata në Kupën e Botës?"- ishte pyetja e parë që iu bë...

“Ai mund ta bëjë, jam e bindur për këtë, sepse çdo gjë e bën me kaq pasion. Është e qartë se ka shumë gjëra që mund të ndodhin në futboll, por Anglia nuk ka fituar një trofe për një kohë të gjatë. Do të bëhen 60 vjet që kur do ta fitojë për herë të fundit në 2026-ën”, tha e sigurt nëna gjermane...

“Mendoj se është shkruar në yje... Ka një rreshtim të veçantë. Mendoj se ishte fati i Thomas për ta marrë këtë punë. Është një nder i madh për Thomas, që i është besuar kjo punë. Pashë që William, Princi i Uellsit i uroi fat, madje edhe kryeministrit në Parlament. Nuk jam e sigurt se kjo do të ndodhte, nëse një anglez do të merrte postin e trajnerit të Gjermanisë.

Nga konferenca për shtyp, e kuptova se sa shumë do të thotë kjo punë për Thomas, është një nder i madh për të, por edhe për ne si familje, si prindër të tij, ta shohim atë duke bërë këtë udhëtim të pabesueshëm nga Parisi, Chelsea, Bayern Munich dhe tani Anglia,”- tha zonja

Tuchel me krenari vazhdoi në të njëjtën mënyrë: “Anglia ka kaq shumë lojtarë të rinj të mirë, me prejardhje dhe kultura të ndryshme, ashtu si kombëtarja gjermane. Për Thomas, është një mundësi e shkëlqyer”.

Gabriele Tuchel, e cila është një mësuese me nevoja të veçanta në pension, duke vazhduar... radiografinë e djalit të saj, përfundoi: “Kur Thomas e vendos mendjen për diçka, ai ka një pasion të veçantë për të, dhe besoj se mund ta bëjë. Duhet edhe pak fat, por ai ka një ekip të mrekullueshëm dhe kurrë nuk e dini se çfarë mund të ndodhë.

Thomas ishte kaq, aq i trishtuar kur u dëmtua dhe mësoi se nuk do të mund të luante më kurrë futboll. Por nga ajo krizë e madhe, ai u bë trajner dhe është e paimagjinueshme çfarë ka arritur.
Të vish nga ky qytet i vogël për t'u bërë trajner i Anglisë është e pabesueshme. Por thuajse ishte sikur ishte e destinuar, sikur ishte menduar të ishte disi, ishte fati i tij”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll