Sport

VIDEO/ Çmenduri në Barcelonë!... Një fanelë speciale e Blaugranas kushton 3.000 euro!

Shitja filloi sot në mëngjes, me pak njësi në dispozicion

18 Tetor 2024, 17:18 Nga DOSJA
VIDEO/ Çmenduri në Barcelonë!... Një fanelë speciale

SPANJE - Pas marrëveshjes me Spotify, Barcelona vuri në shitje këtë të premte fanelën me logon e Coldplay, e krijuar posaçërisht për ‘El Clasicon’ me Real Madridin, që do të luhet më 26 të këtij muaji. Ka pasur një çmenduri në dyqanin e Blaugranave në Barcelonë. As çmimi nuk i mbajti larg fansat...

Fanela ka dy variante, të dyja në edicione të kufizuara. E para, me vetëm 1.899 njësi të ofruara për shitje, ka logon e Coldplay dhe kushton 399.99 euro.

E dyta, më ekskluzive, me vetëm 22 njësi të disponueshme në treg, ka një efekt fluoreshent në logo dhe është nënshkruar nga lojtarët në ekipet kryesore të Barcleona për meshkuj dhe femra. Kushton shumën modeste prej 2999.99 euro!

Fanela do të përdoret në dy raste: skuadra e meshkujve do ta veshë atë në 'Superklásico' dhe ajo e femrave do ta veshë në 2 nëntor, në ndeshjen kundër Eibar.

Coldplay kanë një marrëdhënie të gjatë me Barcelonën, pasi Pep Guardola e ktheu temën 'Viva la vida' në një lloj himni jozyrtar të ekipit, në vitin 2009.

Spotify, Coldplay dhe Barcelona do t'i transferojnë të ardhurat nga shitjet në Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët dhe Fondacioni i Barcelonës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll