Sport

Superkupa e Spanjës ndryshon “shtëpi”, nga ajo e Cristianos në atë të Benzemas…

RFEF njoftoi se do të luhet në Jeddah, në stadiumin Mbreti Abdullah, në vend që të luhet në Riad si në tre vitet e fundit.

18 Tetor 2024, 14:50 Nga DOSJA
Superkupa e Spanjës ndryshon “shtëpi”, nga ajo e

SPANJE - Superkupa e Spanjës, që do të mbahet në janar 2025, ndryshon vendin këtë edicion të ri. Ajo do të largohet nga Riadi, “shtëpia” e Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite, për t'u luajtur në Jeddah, “shtëpinë” e Benzemas.

Pas tre vitesh në Riad, RFEF njoftoi këtë të premte në mëngjes se Jeddah do të jetë vendi i eventit, ku do të marrin pjesë Real Madridi, Athletic Bilbao, Barcelona dhe Mallorca.

Stadiumi Mbreti Abdullah, me një kapacitet për pak më shumë se 60.000 spektatorë, do të presë këtë edicion të Superkupës së Spanjës, e cila do të luhet mes të mërkurës, 8 janar dhe të dielës, 12 janarit. Në vitin 2020, u luajt në të njëjtin vend. Real Madridi ishte fitues, pasi mposhti Atléticon me penallti.

Të mërkurën, më 8 janar, në orën 22:00 (20:00 në Europë) do të zhvillohet dueli mes Real Madridit dhe Mallorca. Të enjten e 9-të, në të njëjtën kohë, Athletic dhe Barcelona do të takohen në gjysmëfinalen tjetër. Finalja do të luhet të dielën më 12 janar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll