Bota

Biden e la jashtë “katërshes” së Berlinit/ Melonit: Nuk do të marr pjesë sepse prioritet kam udhëtim në Liban

Takimi me Shtetet e Bashkuara, Francën, Gjermaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar ishte thirrur tashmë javën e kaluar, pa Italinë.

17 Tetor 2024, 15:21 Nga E. D
Biden e la jashtë “katërshes” së Berlinit/ Melonit:
Giorgia Melonin

BERLIN- Joe Biden ka përjashtuar për herë të dytë Giorgia Melonin nga samiti i kufizuar për Ukrainën i mbledhur me aleatët Emmanuel Macron, Olaf Scholz dhe Keir Starmer. Takimi me Shtetet e Bashkuara, Francën, Gjermaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar ishte thirrur tashmë javën e kaluar, pa Italinë.

Më pas, uragani Milton dhe lodhja e presidentit amerikan 81-vjeçar, kishte shtyrë udhëtimin e Biden në kryeqytetin gjerman, rrjedhimisht edhe samitin. Gjithashtu Meloni është shprehur se nuk do të ishte pjesë e këtij takimi pasi do të udhëtonte për në Liban, të cilin e quajti si prioritetin e saj kryesor.

“Nuk kam mundur të marr pjesë në asnjë rast, sepse do të jem në Liban. Kështu që për momentin prioriteti im është ky udhëtim”, tha ajo. 

Shtetet e Bashkuara dhe Franca po lëvizin gjithashtu për të kontrolluar konfliktin në Lindjen e Mesme. Dhe ata negociojnë me Arabinë Saudite, kundërshtarin e betuar të Iranit.

giorgia melonin joe biden

Sondazh

Poll