16 Tetor 2024, 12:17
Nga M.B
Parlamenti Europian
STRASBURG- Opozita shqiptare e udhëhequr nga Partia Demokratike mësohet se do ta zhvendosë aksionin e saj jashtë kufijve të Shqipërisë. Sikurse kishin paralajmëruar, bëhet me dije se se 30 deputetë do të protestojnë para Parlamentit Europian në Strasburg.
Gjithashtu mësohet se protesta është parashikuar të zhvillohet në datën 23 tetor teksa aty do të zhvillohet seanca plenare e Parlamentit Evropian.
Me këtë protestë, deputetët e PD kërkojnë sensibilizimin e eurodeputetëve për përjashtimet e tyre nga Parlamenti, por edhe për burgosjet politike, sipas tyre, të përfaqësuesve të kësaj force. Disa ditë më parë, më 7 tetor, opozita zhvilloi në Tiranë një protestë e cila u karakterizua nga hedhja e bombave molotov në drejtim të disa institucioneve.
Çfarë ndodhi në protestën e 7 tetorit?
Protesta kombëtare e thirrur nga opozita zgjati 2 ore e 30 minuta, ndërsa u shoqërua me tensione dhe kaos. Tubimi ka nisur para Kryeministrisë, ku qytetarët kanë hedhur disa herë molotov drejt godinës dhe fishekzjarre. Gjithashtu ka pasur një përplasje edhe mes efektivëve dhe deputetëve të opozitës, pasi këta të fundit tentuan të çajnë kordonin policor.
Pas kryeministrisë, protestuesit dhe përfaqësuesit e opozitës i janë drejtuar selisë së Partisë Socialiste, ku po ashtu është hedhur molotov. Në një moment ka marrë flakë dhe hyrja e selisë, ndërsa është djegur dhe banderola me foton e Ramës, në hyrje të godinës. Po ashtu nuk kanë munguar edhe përplasjet me efektivët.
Situata më e tensionuar u paraqit në rrugicën ku ndodhet bashkia e Tiranës dhe ministria e Brendshme, ku dhe është hedhur sasia e madhe e molotovit. Policia iu është kundërpërgjigjur qytetarëve me sasi të madhe gazi lotjsellës dhe spraji neutralizues. Si pasojë mbetën të lënduar qytetarë, mes tyre dhe një fëmijë i mitur. Ndërkohë policia bëri me dije se 10 efektivë po ashtu janë lënduar.
Destinacioni tjetër i protestuesve ishte Kuvendi, ku kësaj here protestuesit nuk janë lejuar të afrohen fare pranë perimetrit të parlamentit për shkak të një sasie të madhe të hedhur nga efektivët e policisë. Burgosja e ish-ligjvënësit demokrat ishte dhe një nga motivet kryesore për thirrjen e një proteste kombëtare nga Partia Demokratike.
opozita pe
Politike
16 Tetor 2024, 12:03
M.B
Ursula von der Leyen
BRUKSEL- Një zëdhënës i presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka reaguar pas...
Politike
16 Tetor 2024, 11:23
M.B
Foto nga takimi
TIRANA- Diplomatja Shakira Birtwhistle, e cila ndjek çështjet politike në Ambasadën Britanike në Tiranë...
Politike
16 Tetor 2024, 11:18
N.F
Von der Leyen dhe Rama
GJERMANI- Gazeta e njohur gjermane, Zeit ka shkruar një artikull në lidhje me nisjen e negociatave të Shqip&eu...
Politike
16 Tetor 2024, 11:03
N.F
Këlliçi
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka mbajtur ditën e sotme një deklara...
Politike
16 Tetor 2024, 10:55
N.F
Rama
TIRANË- Shqipëria bëri një hap drejt anëtarësimit në BE duke nisur negociatat formale. Por rruga përpara nuk &...
Politike
16 Tetor 2024, 10:14
N.F
Celibashi
TIRANË- Në seancën e sotme të Komisionit të Posaçëm të Dezinformimit ka marrë pjesë edhe...
Politike
16 Tetor 2024, 09:47
M.B
Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi
TIRANA- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë m...
Politike
16 Tetor 2024, 09:24
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Magjistratja Flojera Davidhi është e zgjedhura me short për të gjykuar kreun e Partisë Demokratike,...
Politike
16 Tetor 2024, 09:05
M.B
Djegia e karrigeve
TIRANA- Është bërë publike fatura financiare të dëmeve nga seanca e 30 shtatorit, ku përve&ccedi...
Politike
16 Tetor 2024, 08:46
M.B
Ursula von der Leyen
BRUKSEL- Të mërkurën emigrantët e parë që dëshironin të shkonin në Itali&n...