Art&Argëtim

“Ohh, mos ma merr”, kujt i lutet Nora Istrefi me dedikimin e ri? Gjiko: Anna do banane (Video)

20 Dhjetor 2019, 22:01 Nga DOSJA
“Ohh, mos ma merr”, kujt i lutet Nora Istrefi me dedikimin e ri?

TIRANË– Nora Istrefi ka sjell së fundmi këngën e saj ë të rë me titull ‘Anna’. Në bashkëpunim me reperin Asdren Gjikolli, të njohur ndryshe si Gjiko, Nora ka sjellë një baladë që tingëllon si një dedikim pas ndarjes së saj nga Robert Berisha.

Oh Anna, dashnin tem ti mos ma merr, e di që mundesh po s’o fair (e drejtë),”- dëgjohet të thotë Istrefi gjatë këngës, gjë që nënkupton se i lutet një femre të mos i marrë partnerin.

Ndërsa në vargjet e tij, Gjiko i thotë Norës të mos mërzitet sepse Anna, vajza e fabulës së këngës do vetëm banane.

Robert Berisha nga ana tjetër po konkuron në Festivalin e RTSh-së më këngën “Ajo nuk është unë”. Edhe për këtë këngë, u mendua se iu dedikuar Norës. Dyshja janë prindër të një vajze të quajtur Rene. Ata e morën vendimin të ndaheshim një vit pas dasmës gjigante, dhe këtë lajm e bëri publik vetë Roberti.

Gjithsesi, dimë të themi që fabula e “Anna”, ngjan me të famshmen “Jolene” dhe kjo nuk është hera e parë që këngëtarët shqiptarë përpiqen ta sjellin në versionin shqip. Përmendim këtu rastin e Era Rusit me këngën “Mos ma merr”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz asdren gjikolli gjiko nora istrefi robert berisha asdren gjikolli gjiko nora istrefi robert berisha

Sondazh

Poll