Shkrumbohet një makinë në Korçë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
Foto ilustruese KORÇË- Një makinë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit...
Dy të rinjtë kishin refuzuar të paguanin për furnizimin e automjetit të tyre me karburant dhe pasi pronari i ka kërkuar pagesën ata e kanë kanosur me armë zjarri.
MIRDITË- Pronari i një karburanti në Mirditë është dhunuar dhe kanosur me armë zjarri nga dy persona të identifikuar si Kristjan Marku alias Kristjan Bashaj dhe Aleksandër Senaj. Dy të rinjtë kishin refuzuar të paguanin për furnizimin e automjetit të tyre me karburant dhe pasi pronari i ka kërkuar pagesën ata e kanë kanosur me armë zjarri.
Sipas policisë ata e kanë dhunuar pronarin në ambientet e biznesit të tij. Policia është vënë në ndjekje të tyre. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për hetime të mëtejshme.
Njoftimi:
Pas kallëzimit të një 49-vjeçari, se në ambientet e karburantit që kishte në pronësi, në Mirditë, ishte dhunuar dhe kanosur me armë zjarri, nga 2 shtetas të cilët kishin refuzuar të paguanin për furnizimin e automjetit të tyre me karburant, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Si rezultat i veprimeve hetimore të shpejta, janë identifikuar autorët e dyshuar të këtij rasti, shtetasit Kristjan Marku alias Kristjan Bashaj, 29 vjeç dhe Aleksandër Senaj, 28 vjeç, ky i fundit, aktualisht në kërkim nga Policia e Tiranës, për një tentativë për vrasje.
Me qëllim lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorëve, po kryhen kontrolle intensive, si dhe po hetohet për të përcaktuar itinerarin e lëvizjes së automjetit të këtyre 2 shtetasve, pas largimit nga karburanti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për hetime të mëtejshme.
Foto ilustruese KORÇË- Një makinë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit...
Ervis Martinaj TIRANA- Vetëm tre ditë pasi goditet nga SPAK, Viktor Imeri i Vlorës, Emiljano Shullazi, Indrit Taullau dhe dyshja e Durr...
Kamëz KAMËZ- Katër persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Kamëz. Mësohet se arrestimi i tyre k...
Protesta LEZHA- Teksa sot kanë mbërritur emigrantët e parë në tokën shqiptare, pas marrëveshjes me Italinë, një...
Foto ilustruese TIRANË- Rregullorja e re e garës për drejtorët e rinj të Policisë së Shtetit në qarqe ka kalua...
Drejtuesja e AMF, Mimoza Kaçi TIRANA- Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar rregulloren e re për llogaritjen e primit t&eum...
Foto ilustruese VLORA- Një 73-vjeçar ka humbur jetën në spitalin e Vlorës. Mësohet se ai ishte ndjerë keq n&...
Armët LUSHNJE- 68-vjeçari Ali Sefa është arrestuar në Lushnje për armëmbajtje pa leje. Mësohet se gjatë...
Droga GREQI- Autoritetet greke kanë organizuar një operacion antidrogë ku u bë i munduar kapja e 50 kg marijuanë. Marijuana u seku...
Emigrantët dhe zyrtarët e sigurisë ecin pranë flamurit të Bashkimit Evropian dhe flamurit italian ndërsa zbarkojnë nga anij...