Mbylli hetimet për dosjen "Partizani", SPAK zbulon akuzat, ja çfarë rëndon mbi Berishën dhe Malltezin
Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi TIRANA- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë m...
Në seancën dëgjimore Celibashi foli për financimin e paligjshëm të partive ndërsa shtoi se KQZ nuk mund ta kontrollojë këtë, pasi nuk i ka instrumentet, por janë organet e drejtësisë që duhen të merren me këtë çështje.
TIRANË- Në seancën e sotme të Komisionit të Posaçëm të Dezinformimit ka marrë pjesë edhe kryekomisionerin Ilirjan Celibashi. Në seancën dëgjimore Celibashi foli për financimin e paligjshëm të partive ndërsa shtoi se KQZ nuk mund ta kontrollojë këtë, pasi nuk i ka instrumentet, por janë organet e drejtësisë që duhen të merren me këtë çështje.
Ai theksoi se do të ishte naive për këdo që nëpërmjet mekanizmave të KQZ të merrte informacion dhe pastaj të vlerësonte apo monitoronte financime të cilat vijnë nga veprimtari të paligjshme, kriminale apo edhe nga shtete te huaja.
“Në lidhje me financimin e paligjshëm që lidhet kryesisht me financimin nga subjekte apo shtete te huaja, apo nga subjekte që në vetvete ushtrojnë veprimtari të kundërligjshme, është e vështirë apo e pamundur për KQZ për të marrë informacion për këtë lloj natyre financimi.
Sepse financimi nëpërmjet këtyre subjekteve apo për qëllime politike të partive dhe subjekteve zgjedhore është veprimtari që sanksionohet nga kodi penal. Procese të tilla kërkojnë angazhimin e institucioneve përkatëse për ndjekjen penale dhe zhvillimin e procesit penal.
Do të ishte naive për këdo që nëpërmjet mekanizmave të KQZ të merrte informacion dhe pastaj të vlerësonte apo monitoronte financime të cilat vijnë nga veprimtari të paligjshme, kriminale apo edhe nga shtete te huaja. S’ke asnjë lloj mekanizimi për të verifikuar pohimet publike, nëse është apo jo i vërtetë”, tha Celibashi.
Sipas Celibashit, duhet ndryshim i Kodit Zgjedhor dhe ligjit për partië poltike që t’i jepet mundësia e verifikimit të financimeve të paligjshme në partitët poltike dhe më pas t’i adresojë ato në organet kompetente.
"Dhe në lidhje me financimin e partive politike apo fushatave zgjedhore, KQZ nuk ka çfarë të ndihmojë më shumë. Ajo që mbetet për tu adresuar dhe ne e kemi bërë në mënyrë të vazhdueshme është përmirësimi i mekanizimit për raportimin e partive politike dhe subjekteve zgjedhore për veprimtarinë e tyre elektorale.
Ajo që duhet të ndryshojë është financimi nga palët e treta sepse konstaton në financimin indirekt të partive politike dhe fushatave zgjedhore, dhe këto parti duke marrë financim në këtë mënyrë ndihen jo përgjegjëse për raportimin e financimit. Nga pikëpamja ligjore dhe formale rezultojnë në rregull po janë satelitë të tjerë që zhvillojnë fushatat për llogari të këtyre subjekteve politike, mund të jenë organizata të shoqërisë civile, ente të ndryshme, persona juridik që formalisht nuk lidhje me partitë politike por qartazi janë të angazhuara në fushatë she marrin financime, dhe për këto financime nuk ka asnjë detyrim për të raportuar.
Pra partitë politike qëndrojnë formal në lidhje me financimin e tyre sipas kodit zgjedhor, por nëpërmjet këtyre subjekteve arrijnë të marrin paratë qe duan për qëllimet e tyre politike. Kuvendi i Shqipërisë dhe partitë politike ta adresojnë këtë shqetësim nëpërmjet ndryshimeve përkatëse të kodit zgjedhor", vijoi Celibashi.
Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi TIRANA- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë m...
Sali Berisha TIRANA- Magjistratja Flojera Davidhi është e zgjedhura me short për të gjykuar kreun e Partisë Demokratike,...
Djegia e karrigeve TIRANA- Është bërë publike fatura financiare të dëmeve nga seanca e 30 shtatorit, ku përve&ccedi...
Ursula von der Leyen BRUKSEL- Të mërkurën emigrantët e parë që dëshironin të shkonin në Itali&n...
Edi Rama LUKSEMBURG- Kryeministri Edi Rama thotë se hapja e negociatave për grup-kapitullin e parë me Shqipërinë në ...
Bardhi dhe Rama TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi pas publikimit të raportit të fundit të Eurostat...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të tij të mbledh...
lirie dhe sali berishes TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalimin e tij të përnatshëm para mbë...
edi rama TIRANË- Kodi i Transmetimit të Mediave Audiovizive në Shqipëri thekson se informacioni i transmetuar nga ofruesit e shërb...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të tij të mbledhur po...