Aktualitet

"A janë të denja strukturat për jetën e emigrantëve dhe personelit?"/ Sekretari i Sindikatës së Burgjeve në Itali: Në Gjadër nuk ka përfunduar puna, s'ka ujë dhe as drita

De Fazio është shprehur se duke qenë se ka nisur transferimi i emigrantëve në Shqipëri, ngrihen pikëpyetje se kur do të përfundojnë punimet në strukturat e pritjes dhe a janë të denja këto struktura për një jetë dinjitoze qoftë për personelin, qoftë për emigrantët

15 Tetor 2024, 18:15 Nga r.ll
"A janë të denja strukturat për jetën e
gennarino de fazio

TIRANË- Mëngjesin e ditës së nesërme në Shqipëri pritet të mbërrijë anija me emigrantët e parë nga Italia, të cilët do të akomodohen në qendrat e pritjes në Gjadër.

Sekretari i Përgjithshëm i Sindikatës së Burgjeve në Itali, Gennarino de Fazio ka folur lidhur me kushtet që do t'i sigurohen emigrantëve në kampet në Shqipëri.  Ai është shprehur se në strukturën e Gjadrit ende nuk janë përfunduar punimet, nuk ka ujë, nuk ka energji elektrike, mungon linja telefonike dhe linja e internetit.

Ai shkon dhe më tej, duke u shprehur se "nëse ka kushte kaq të vështira që nuk realizojnë jetesë të nevojshme për punonjësit e policisë, nuk dua as ta imagjinoj se në ç'kushte do të jetojnë emigrantët në këto struktura."

Ai ka konfirmuar në një intervistë për Syri Tv se është hera e parë që ka ndodhur që të ketë një burg brenda një qendre të qëndrimit të përkohshëm të azilkërkuesve. Duke shtuar se emigrantët që do të mbërrijnë në Gjadër do të jenë vetëmm meshkuj, ai thotë se shton dhe vështirësinë e punës së policisë dhe ushtrisë italiane, të cilët janë të pranishëm në territorin shqiptar. Sipas deklaratave të tij, nuk ka gjithashtu një kapacitet të plotë të personelit të angazhuar në këto struktura. Nga 45 punonjës burgu, sipas tij në Shqipëri kanë mbërritur vetëm 15. 

De Fazio është shprehur se duke qenë se ka nisur transferimi i emigrantëve në Shqipëri, ngrihen pikëpyetje se kur do të përfundojnë punimet në strukturat e pritjes dhe a janë të denja këto struktura për një jetë dinjitoze qoftë për personelin, qoftë për emigrantët

Anija e parë e Marinës Italiane që u nis për të dërguar emigrantë në Shqipëri, ka vetëm 16 persona në bord. Sipas mediave italiane, dy ditë udhëtim për të transferuar nga Italia 10 egjiptianë dhe 6 bangladeshas, të cilët, me varka të improvizuara, u larguan nga brigjet libiane të Sabratas dhe Zuaras dhe e gjetën veten në një anije 80 metra të gjatë, e cila mund të transportojë deri në 80 marinarë dhe rreth 200 pasagjerë. Anija që do të duhet të udhëtojë nga Lampedusës drejt Shëngjinit do kushtojë nga 250 mijë deri në 290 mijë euro, duke llogaritur edhe detarët, pra 18 mijë euro për emigrant, për një operacion që në tërësinë e tij do t'i kushtojë shtetit gati një miliard euro.

Çfarë ndodh pas mbërritjes së emigrantëve në Shqipëri?

Sapo anija të mbërrijë në portin e Shëngjinit, emigrantët do të zbresin dhe do t'i nënshtrohen një kontrolli të dytë, më të plotë. Më pas ata do të transferohen në Gjader, ku janë tre struktura të dorëzuara vetëm më 9 tetor te Ministria e Brendshme italiane për testim: një qendër për ndalimin e azilit të aplikantëve me 880 vende (nga të cilat vetëm 400 janë gati deri më sot, më pak se gjysma), një CPR me 144 vende dhe një burg i vogël me 20 vende. 

Pikërisht këtu emigrantët që i nënshtrohen procedurave të përshpejtuara kufitare do të ndalohen me një urdhër të nënshkruar nga komisioneri i policisë së Romës, i cili duhet të vërtetohet brenda 48 orëve nga gjyqtarët e seksionit të emigracionit të Romës në pritje. Brenda katër javë merret një vendim për refuzimin e mundshëm të kërkesave të tyre për azil, i cili do t'i detyronte ata të riatdhesoheshin.

gennarino de fazio

Sondazh

Poll