Aktualitet

Zbardhet plagosja në Vorë/ Dy vëllezërit u konfliktuan me 28-vjeçarin në servisin e tyre, njëri e qëlloi me plumb në këmbë pasi ai i goditi me sende të forta (EMRI)

Shkurti ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

15 Tetor 2024, 18:04 Nga r.ll
Zbardhet plagosja në Vorë/ Dy vëllezërit u konfliktuan me
foto ilustruese

VORË- Janë zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur pasditen e sotme në Marikaj të Vorës, ku u plagos me armë zjarri një person. Plagosja ka ndodhur pas një konflikti në një servis që dyshohet se lidhej me pjesët e këmbimit të makinave.

Dy vëllezër me mbiemrin Mara janë goditur me sende të forta në servisin e tyre nga 28-vjeçari Xhuliano Shkurti.

Më pas një prej vëllezërve e ka qëlluar me armë në këmbë. Shkurti ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

plagosje ne vore

Sondazh

Poll