Aktualitet

Vodhi motorin dhe u largua me shpejtësi, aksidentohet "skifteri" në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, pas përplasjes u arratis nga vendngjarja

Mësohet se një person ka humbur kontrollin nga shpejtësia dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse të autostradës. Personi që po drejtonte motorin mësohet se e kishte vjedhur dhe pasi pronari e kishte vëne re autorin ai ishte larguar me shpejtësi. 

15 Tetor 2024, 16:18 Nga N.F
Vodhi motorin dhe u largua me shpejtësi, aksidentohet "skifteri"
Aksidenti

LEZHË- Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, pranë Fushë Milotit. Mësohet se një person ka humbur kontrollin nga shpejtësia dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse të autostradës. Personi që po drejtonte motorin mësohet se e kishte vjedhur dhe pasi pronari e kishte vëne re autorin ai ishte larguar me shpejtësi. 

Gjatë tentativës për tu larguar ka pësuar aksident. Ende nuk ndihet gjendja shëndetësore e tij pasi është larguar nga vendi i ngjarjes duke lënë motorin e përplasur në autostradë.

aksident ne lezhe

Sondazh

Poll