Politike

Ervin Salianji kërkon lirinë, nis seanca në Gjykatën e Lartë për ish-deputetin demokrat

Gjatë seancës, Gjykata e Lartë do të shqyrtojë argumentet e palës mbrojtëse dhe provat e paraqitura për të vendosur nëse do të pranohet kërkesa për pezullim apo jo.

15 Tetor 2024, 14:02 Nga I.A
Ervin Salianji kërkon lirinë, nis seanca në Gjykatën e
Ervin Salianji

TIRANË- Gjykata e Lartë ka nisur seancën gjyqësore në lidhje me kërkesën e ish-deputetit demokrat, Ervin Salianji, për pezullim të ekzekutimit të dënimit me burg. Seanca po zhvillohet në dhomë këshillimi, pa praninë e palëve, nga një Kolegj Penal me relator Sokol Binajn dhe anëtarë, Sandër Simonin dhe Ilir Panda.

Gjatë seancës, Gjykata e Lartë do të shqyrtojë argumentet e palës mbrojtëse dhe provat e paraqitura për të vendosur nëse do të pranohet kërkesa për pezullim apo jo. Ky proces është një hap i rëndësishëm për Salianjin dhe për të ardhmen e tij politike, duke qenë se një dënim i ekzekutueshëm mund të ketë pasoja të rënda për karrierën e tij. 

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi më 26 shtator 2024 vendimin për dënimin me 1 vit burg për deputetin demokrat Ervin Salianji. Salianji është dënuar së bashku me Albert Veliun, që pritet të vuaj dënimin me 10 muaj burg si dhe gazetarin Jetmir Olldashi me 100 orë punë komunitare. Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë. Shkalla e parë vendosi që Salianji të dënohet për kallëzim të rrëmë, në lidhje me një denoncim që ka bërë për vëllanë e ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa. Në audio-përgjimin që publikoi Salianji, thuhej se Agron Xhafa ishte pjesë e një rrjeti kriminal të trafikut të lëndëve narkotike.

ervin salianji

Sondazh

Poll