Bota

Pas një zënke në trafik, shoferi i një makine në Los Angeles qëllon për vdekje 20-vjeçarin

Gjithashtu të shtëna krijuan kolona kilometërshe në autostradën e Los Angeles, kurse autoritetet e kryen punën derisa morën të gjitha provat në vendin e ngjarjes.

15 Tetor 2024, 14:59 Nga E. D
Pas një zënke në trafik, shoferi i një makine në Los
pamje nga vendngjarja

LOS ANGELES- Shoferi i një veture të tipit Dodge Durango ka vrarë brutalisht një shofer tjetër, pas një zënke që patën në trafik. Shoferi i Durango shihet duke vrapuar nëpër autostradën 5 në Los Angeles në afërsi të rrugës Lorena, duke mbajtur në dorë një pistoletë. Por, para se shoferi të ikte, sulmuesi shkrep tetë plumba nëpërmjet derës që ishte e hapur në veturën në lëvizje.

Gjithashtu të shtëna krijuan kolona kilometërshe në autostradën e Los Angeles, kurse autoritetet e kryen punën derisa morën të gjitha provat në vendin e ngjarjes. Megjithatë shumë pak dihet për identitetet e të përfshirëve në të shtënat, kurse policia ka arritur të identifikojë të vrarin që ishte në të 20-at. Ata gjithashtu njoftuan se janë në kërkim të dy personave të dyshuar në sulmin vdekjeprurës.

te shtena ne shba

Sondazh

Poll