Politike

Ministri i jashtëm hungarez flet për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, Kosovën nuk e përmend fare

Pasi ka folur për Shqipërinë, Szijjarto ka nisur të komentoj dhe punën e vendeve të tjera të rajonit, kur më shumë u fokusua në Serbi. Duke komentuar punën e deritanishme në Serbi, Szijjarto ka theksuar se vendi është gati të hap grup-kapitullin e radhës për në BE. Ndërkohë që teksa e tha këtë, madje u sygjeroi dhe vendeve anëtare të grupit që të mos i hapin probleme Serbisë për anëtarësimin në union.  

15 Tetor 2024, 11:02 Nga I.A
Ministri i jashtëm hungarez flet për integrimin e Ballkanit
Peter Szijjarto

LUKSENBURG- Hapja zyrtare e negociatave ka nisur ditën e sotme me Shqipërinë. Gjatë konferencës për shqyp, Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, vendi i cili mban presidencën e Bashkimit Evropian, ka folur për objektivat e vendit të tij në lidhje me integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. 

Pasi ka folur për Shqipërinë, Szijjarto ka nisur të komentoj dhe punën e vendeve të tjera të rajonit, kur më shumë u fokusua në Serbi. Duke komentuar punën e deritanishme në Serbi, Szijjarto ka theksuar se vendi është gati të hap grup-kapitullin e radhës për në BE. Ndërkohë që teksa e tha këtë, madje u sygjeroi dhe vendeve anëtare të grupit që të mos i hapin probleme Serbisë për anëtarësimin në union.  

"Kemi një objektiv të qartë edhe për Serbinë. Besoj që dhe Serbia është e aftë të hap grup kapitullin e radhës, që ka të bëj me zhvillimin. Po të udhëtosh në Beograd e kupton menjëherë, do të sugjeroja që të udhëtonin dy herë brenda një jave në Beograd dhe të kuptoni se çfarë do të thotë zhvillimi dhe rritja. Do sygjeroja që dhe ato vende anëtare që janë më kritike drejt Serbisë të mos ngrenë pengesa. Do të ishte e këshillueshme të kishim një konference ndërqeveritare për të dëshmuar grup kapitullimin e Serbisë.

Më pas Ministri hungarez theksoi se Mali i Zi është vendi me më shumë kapituj të çelur dhe se ata janë të gatshëm për një tjetër konferencë ndërqeveritare për të mbyllur kapitujt që kanë plotësuar.   

Kur vjen fjala për Malin e Zi është vendi më i madh për kapitujt e çelur. Janë gati për të mbyllur 4 apo 5 të tyre. Jemi të gatshëm të krijojmë një tjetër konferencë me Malin e Zi për të mbyllur kapitujt që kanë plotësuar të gjitha standartet," tha Szijjarto. 

Ndërkohë që në fund foli dhe për ndihmën që Hungaria është e gatshme tu jap vendeve si Maqedonia e Veriut dhe Bosnje & Herzegovina për të zhvilluar konferencën ndërqeveritare me ato. 

Jemi të gatshëm të mbështesim dhe vendet e tjera si Bosnje & Herzegovinën apo Maqedoninë e Veriut. Mendoj se situata ideale do të ishte zhvillimi i konferencës ndërqeveritare me ato, por nuk varet vetëm prej nesh, por varet nga konsensusi i të njëzetë e katërtëve," tha Szijjarto.

Por ajo që nuk doli nga goja e Ministrit Szijjarto ishte Kosova. Edhe pse Kosova është shteti më i ri në Ballkanin Perëndimor dhe i njohur nga 117 shtete në botë, përfshi këtu dhe vendet e Bashkimit Evropian, për Ministrin hungarez kjo mesa duket s'do të thotë asgjë. Në asnjë moment, Szijjarto nuk përmendi ndihmën që mund t'i jap Kosovës, si të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor. 

Edhe pse ishte në krah të kryeministrit Rama, Szijjarto nuk e ka përmendur Kosovën. Ndërkohë që as vetë kryeministri Rama nuk ka tentuar që të kundërshtoi apo t'i përmend Ministrit se ka 'harruar' një tjetër shtet të rëndësishëm të Ballkanit Perëndimor pa përmendur. 

peter szijjarto edi rama

Sondazh

Poll