Bota

VIDEO/ Aksident në Turqi, autobusi përplaset me pemën, tetë persona mbetin të plagosur

Gjithashtu një nga qytetarët që ka shkuar në ndihmë të të plagosurve tha se aksidenti ka ndodhur në afërsi të stacionit të autobusit.

14 Tetor 2024, 21:23 Nga E. D
VIDEO/ Aksident në Turqi, autobusi përplaset me pemën, tetë
pamje nga aksidenti

TURQI- Një aksident i rëndë ka ndodhur në një rrugë në Stamboll, ku një autobus është përplasur me një pemë, si pasojë e të cilit shoferi dhe 7 pasagjerë kanë mbetur të plagosur. Pas njoftimit, në vendngjarje menjëherë kanë shkuar ekipet e zjarrfikëses, shërbimit shëndetësor dhe policisë.

Ndërkohë të plagosurit janë dërguar në spital. Gjithashtu një nga qytetarët që ka shkuar në ndihmë të të plagosurve tha se aksidenti ka ndodhur në afërsi të stacionit të autobusit.

“Nuk kishte automjet që të shtynte nga pas, goditi direkt. Aksidenti ka ndodhur para shkollës. Fatmirësisht fëmijët ishin brenda dhe jo para derës. Së bashku me kolegë profesionistë, i nxorëm të plagosurit nga autobusi”, tha ai. 

aksident ne turqi

Sondazh

Poll