Bota

I akuzuar për spiunazh, Gjykata ruse dënon me tre vite burgim hulumtuesin francez, Laurent Vinatier

Vinatier, 48 vjeç, u arrestua në qershor, nën akuzat për spiunazh dhe për mosregjistrim si agjent i huaj.

14 Tetor 2024, 20:46 Nga N.F
I akuzuar për spiunazh, Gjykata ruse dënon me tre vite burgim
Laurent Vinatier

RUSI- Një gjykatë në Moskë e ka dënuar të hënën hulumtuesin francez, Laurent Vinatier, me tri vjet burg, pasi e shpalli fajtor për akuzën se e ka shkelur ligji për "agjentët e huaj", tha Komiteti Hetimor i Rusisë. Vinatier, 48 vjeç, u arrestua në qershor, nën akuzat për spiunazh dhe për mosregjistrim si agjent i huaj.

Hetuesit rusë pretenduan se ai e ka pranuar fajësinë për marrjen e paligjshme të informatave rreth ushtrisë ruse. Prokurorët kërkuan tri vjet e tre muaj burg për Vinatier. Ekipi i tij mbrojtës kërkoi nga gjykata që ta gjobiste atë, në vend që ta dënonte me burgim, duke e quajtur kërkesën e prokurorit "shumë të ashpër".

Vinatier është këshilltar në Qendrën për Dialog Humanitar me bazë në Gjenevë, një organizatë joqeveritare për zgjidhjen e konflikteve, dhe "udhëton rregullisht për punën e tij", tha punëdhënësi i tij. Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Francës kanë prekur pikën më të ulët në histori, për shkak të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska që nisi në shkurt 2022./REL

laurent vinatier rusi burg

Sondazh

Poll