Bota

Ursula von der Leyen: Kontributet në terrorin dhe luftën e paligjshme të agresionit të Rusisë kanë pasoja të rënda

Ursula von der Leyen u shpreh se vrasjet e përditshme dhe vdekja e njerëzve të pafajshëm që shohim, nuk do të ishte e mundur pa furnizimet dhe linjat e furnizimit nga Irani.

14 Tetor 2024, 18:36 Nga E. D
Ursula von der Leyen: Kontributet në terrorin dhe luftën e paligjshme
Ursula von der Leyen

BELIN- Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen gjatë paraqitjes së saj në Berlin ka konfirmuar masat e reja së bashku me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, pasi Bashkimi Evropian vendosi të hënën sanksione ndaj zëvendësministrit të Mbrojtjes të Iranit. 

Ursula von der Leyen u shpreh se vrasjet e përditshme dhe vdekja e njerëzve të pafajshëm që shohim, nuk do të ishte e mundur pa furnizimet dhe linjat e furnizimit nga Irani. Gjithashtu ajo tha se këto sanksione kundër Iranit po dërgojnë një mesazh shumë të qartë.

“Vrasjet e përditshme dhe vdekja e njerëzve të pafajshëm që ne shohim, nuk do të ishte e mundur pa furnizimet dhe linjat e furnizimit nga Irani. Prandaj, këto sanksione kundër Iranit po dërgojnë një mesazh shumë të qartë. Kontributet në terrorin dhe luftën e paligjshme të agresionit të Rusisë kanë pasoja të rënda”, ka thënë von der Leyen.

ursula von der leyen

Sondazh

Poll