Bota

VIDEO/ Breshëri me raketa në 180 zona të Izraelit, qytetarët vrapojnë drejt strehimoreve për siguri

Raportohet se për shkak të breshërisë së raketave, një avion civil nuk mundi të ulej në momentin kur ishin aktivizuar të gjitha grupet e Kupolës së Hekurt. 

14 Tetor 2024, 18:32 Nga r.ll
VIDEO/ Breshëri me raketa në 180 zona të Izraelit, qytetarët
pamje nga izraeli

TEL AVIV- Sirenat janë aktivizuar në Tel Aviv dhe në 180 komunitete në Izraelin qendror, ndërsa ushtria izraelite (IDF) raportoi një breshëri raketash nga Libani. Hezbollahu mori përgjegjësinë për sulmin me raketa. 

Raportohet se për shkak të breshërisë së raketave, një avion civil nuk mundi të ulej në momentin kur ishin aktivizuar të gjitha grupet e Kupolës së Hekurt. 

VIDEO/ Breshëri me raketa në 180 zona të Izraelit, qytetarët


Në një video të postuar në Platformën X, shihet një turmë njerëzish duke vrapuar për siguri nga frika e sulmeve nga Libani. Megjithatë, informacionet tregojnë se një burrë është goditur teksa po shkonte për në strehimore. 

Mes një shkëmbimi zjarri mes Izraelit dhe Libanit, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të mbledhë një këshill sigurie në orën 20:30 në Tel Aviv. Takimi do të zhvillohet ndërsa Izraeli ende këmbëngul se do të hakmerret kundër Iranit pasi Teherani nisi një sulm raketor dy javë më parë. 

konflikti izrael-hezbollah

Sondazh

Poll