Bota

Sirena në 180 zona të Izraelit qendror në Tel Aviv, Hezbollahu lëshon raketa

IDF vuri në dukje se zbuloi tre lëshime raketash nga Libani në Izraelin qendror, të cilat u kapën pasi ishin nisur drejt zonave të banuara.

14 Tetor 2024, 17:52 Nga DOSJA
Sirena në 180 zona të Izraelit qendror në Tel Aviv,
fotot ilustruese

LIBAN- Sirenat u dëgjuan në Tel Aviv dhe në më shumë se 180 komunitete në të gjithë Izraelin qendror. IDF vuri në dukje se zbuloi tre lëshime raketash nga Libani në Izraelin qendror, të cilat u kapën pasi ishin nisur drejt zonave të banuara. Siç raportohet për momentitn nuk ka persona të lënduar lënduar.

Avionët e Forcave Ajrore izraelite më pas goditën lëshuesin e përdorur në sulmin me raketa, shtoi ushtria, duke u bërë thirrje qytetarëve që të ndiqnin udhëzimet e sigurisë të Komandës së Frontit të Brendshëm.

Hezbollahu mori përgjegjësinë për breshërinë e raketave. Ndërkohë, Shërbimi i Ambulancës Magen David Adom tha se nuk kishte marrë raporte për pika të goditjes ose lëndime, përveç një personi që u plagos ndërsa po shkonte në një strehë për bomba.

lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll