Bota

Humb jetën një tjetër gazetar nga sulmet izraelite në Gaza, numri i të vdekurve shkon në 173 që nga 7 tetori

Siç raportohet Ayman Muhammed Ruwayshid, i cili punonte si kameraman për Televizionin Aksa, humbi jetën në sulmin e forcave izraelite.

14 Tetor 2024, 16:24 Nga E. D
Humb jetën një tjetër gazetar nga sulmet izraelite në Gaza,
foto ilustruese

GAZA- Një gazetar tjetër palestinez ka humbur jetën si pasojë e sulmeve të forcave izraelite në Rripin e Gazës. Siç raportohet Ayman Muhammed Ruwayshid, i cili punonte si kameraman për Televizionin Aksa, humbi jetën në sulmin e forcave izraelite. Me këtë, numri i përgjithshëm i gazetarëve të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori i vitit 2023 është rritur në 173.

Gjithashtu në njoftimin e zyrës për media apelohet deri te komuniteti ndërkombëtar dhe organizatat ndërkombëtare të lidhura me median që të kalohet në veprim për zbatimin e sanksioneve parandaluese ndaj Izraelit, me qëllim ndaljen e vrasjeve të gazetarëve palestinezë dhe gjykimin e Izraelit në gjykatat ndërkombëtare për shkak të krimeve që ka kryer. 

lufta ne gaza

Sondazh

Poll