14 Tetor 2024, 13:49
Nga M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Një sulm ajror izraelit në oborrin e një spitali në Rripin e Gazës ka lënë të vrarë të paktën katër persona dhe ka nxitur një zjarr që ka përfshirë një kamp me tenda ku strehohen personat e zhvendosur nga lufta. Dhjetëra persona kanë pësuar djegie të rënda, sipas mjekëve palestinezë.
Ushtria izraelite tha se ka shënjestruar militantët që fshihen në mesin e civilëve, por nuk ofroi asnjë dëshmi për këtë pretendim. Në muajt e fundit, Izraeli vazhdimisht ka sulmuar strehimoret dhe kampet me tenda, duke pretenduar se ato përdoren nga luftëtarët e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – për të nisur sulme ndaj Izraelit.
Në spitalin Martirët e Al-Aksës, në qytetin Deir al-Bala veçse ka një numër të madh të të plagosurve, pasi më herët gjatë të hënës Izraeli sulmoi një shkollë, ku strehohen palestinezët e zhvendosur, duke vrarë të paktën 20 persona. Disa shpërthime janë dëgjuar pas sulmit izraelit, megjithatë ende është e paqartë nëse shpërthimet u shkaktuan nga armët apo nga shpërthimi i depozitave të karburanteve.
Sipas të dhënave të spitalit, katër persona u vranë dhe 40 të tjerë u plagosën gjatë sulmit ajror izraelit në kampin me palestinezët e zhvendosur. Njëzet e pesë persona janë transferuar në spitalin Naser në jug të Gazës, pasi kanë pësuar djegie të rënda, tha spitali Martirët e Al-Aksës.
Izraeli po vazhdon të kryejë përditë sulme në mbarë Rripin e Gazës, teksa lufta ka nisur mbi një vit më parë. Lufta nisi pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor 2023, duke vrarë afër 1.200 persona – shumica civilë – dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Edhe afër 100 persona ende mbahen brenda Gazës, teksa një e treta e tyre besohet se kanë vdekur.
Si pasojë e ofensivës hakmarrëse të Izraelit, në Gazë janë vrarë më shumë se 42.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë. Sipas kësaj ministrie, mbi gjysma e viktimave ishin gra dhe fëmijë. Rreth 90 për qind e popullsisë së Gazës prej 2.3 milionë banorësh janë zhvendosur si pasojë e luftës, shpesh disa herë./ REL
lindje e mesme
Bota
14 Tetor 2024, 13:35
M.B
Fituesit
SUEDI- Daron Acemoglu, Simon Johnson dhe James A. Robinson u nderuan me çmimin Nobel në ekonomi për kërkimin që demonst...
Bota
14 Tetor 2024, 13:04
I.A
Ivica Dacic
SERBI- Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç ka marrë sërish vëmendjen e rrjeteve sociale, pasi i ka dhuruar...
Bota
14 Tetor 2024, 12:45
M.B
Foto ilustruese
SHKUP- Qeveria e Maqedonisë së Veriut, po përgatit një letër për t'ia nisur institucioneve të Bashk...
Bota
14 Tetor 2024, 12:07
M.B
Albin Kurti dhe Olaf Scholz
GJERMANI- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se, nisur nga 1 janari i vitit të ardhshëm, Kosova, njëa...
Bota
14 Tetor 2024, 12:00
M.B
Foto ilustruese
KOREA E JUGUT- Koreja e Jugut tha se ka vërejtur shenja se Koreja e Veriut po përgatitet të shkatërrojë rrugë...
Bota
14 Tetor 2024, 10:09
M.B
Aleksandër Vuçiç
SERBIA- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është shfaqur këtë fundjavë në...
Bota
14 Tetor 2024, 09:28
M.B
Foto ilustruese
BRUKSEL- Ministrat e Jashtëm të shteteve të Bashkimit Evropian takohen më 14 tetor për të debatuar lidhur me ...
Bota
14 Tetor 2024, 09:08
M.B
Foto ilustruese
AZIA- Kina ka dislokuar avionë luftarakë dhe luftanije për të rrethuara Tajvanin, në stërvitjet ushtarake q&e...
Bota
14 Tetor 2024, 09:04
M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Një sulm me dronë i kryer nga Hezbollahu në një bazë ushtarake në Izraelin qendror ka vrar&eu...
Bota
14 Tetor 2024, 07:48
M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Kur Irani lëshoi një breshëri prej rreth 180 raketash balistike në Izrael një javë...