Bota

Ndarja e rrugës së RMV nga Shqipëria në integrimin europian/ Shkupi përgatit letër për BE-në: Duam të kemi një pasqyrë të qartë se ku jemi

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski tha se letra drejtuar BE-së bëhet për të patur një pasqyrë më të qartë të asaj ku janë dhe çfarë mund të bëjnë për të avancuar negociatat.

14 Tetor 2024, 12:45 Nga M.B
Ndarja e rrugës së RMV nga Shqipëria në integrimin europian/
Foto ilustruese

SHKUP- Qeveria e Maqedonisë së Veriut, po përgatit një letër për t'ia nisur institucioneve të Bashkimit Europian, me propozime të reja për vazhdimin e negociatave. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski tha se letra drejtuar BE-së bëhet për të patur një pasqyrë më të qartë të asaj ku janë dhe çfarë mund të bëjnë për të avancuar negociatat.

“Letra drejtuar BE-së është duke u përgatitur, para se ta dërgoj dua të kemi një pasqyrë më të qartë se ku jemi dhe çfarë mund të bëjmë. Nuk do të isha dakord që nuk ka optimizëm. Nuk do të pajtohesha me qëndrimin se nuk ka mirëkuptim për qëndrimet tona”, tha Mickoski.

Më 15 tetor, Shqipëria do të hapë kapitullin e parë të negociatave me Bashkimin Evropian, duke u ndarë nga Maqedonia e Veriut e cila nuk ka përmbushur kushtin për ndryshimin e Kushtetutës, në mënyrë që të fusë në preambulën e saj komunitetin bullgar.  Vendimi u mor nga ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së më 25 shtator.

Në dokumentin e Brukselit, thuhet se Shqipëria “është mjaftueshëm e përgatitur në këtë fazë për hapjen e kapitullit të parë”.

Arsyeja është se Maqedonia e Veriut nuk e ka përmbushur kushtin e vendosur nga Bullgaria, që të përfshijë në preambulën e Kushtetutës minoritetin bullgar. Ky kusht është futur në kornizën negociuese që Parlamenti maqedonas votoi në korrik të vitit 2022, propozim që njihet edhe si “propozimi francez”. Opozita, që atë kohë udhëhiqej nga VMRO-DPME, ishte kundër ndryshimeve kushtetuese.

be

Sondazh

Poll