Bota

VIDEO/ Ndeshja Serbi-Zvicër/ Vuçiç provokon në stadium, nxjerr nga xhepi flamurin e bashkuar me Rusinë! Sandulovic: Gjest antiperëndimor

Vuçiç u pa teksa festonte duke nxjerrë nga xhepi një flamur, i stampuar teknikisht në bashkim të dy flamujve, Serbisë dhe Rusisë dhe e shpalos flamurin me të dyja duart.

14 Tetor 2024, 10:09 Nga M.B
VIDEO/ Ndeshja Serbi-Zvicër/ Vuçiç provokon në stadium,
Aleksandër Vuçiç

SERBIA- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është shfaqur këtë fundjavë në stadium krah presidenti të Republikës Srpska, Millorad Dodik, të për të ndjekur nga tribuna takimin mes Zvicrës dhe Serbisë, në Leskoc, në kuadër të Ligës së Kombeve. Vuçiç u pa teksa festonte duke nxjerrë nga xhepi një flamur, i stampuar teknikisht në bashkim të dy flamujve, Serbisë dhe Rusisë dhe e shpalos flamurin me të dyja duart.

Këtë video e ka postuar në platformën 'X' politikani serb Nikola Sanduloviç, i cili e etiketon presidentin edhe si “diktatori serb”. Ai e ka cilësuar edhe si një “gjest antiperëndimor” dhe “provokues” sjelljen e Vuçiç.

Ndërkohë në ndeshje, Serbia arriti të shënonte fitore 2:0, duke e arritur triumfin e parë në këtë edicion të kësaj gare. 

aleksander vucic

Sondazh

Poll