Aktualitet

EMRI/ E rëndë në Itali, po kalonte në vijat e bardha, automjeti përplas për vdekje 15-vjeçarin shqiptar

Viktima është identifikuar si Roel Abedoni dhe bëhet me dije se ai humbi jetën pas dy orëve agoni në spital, në Tivoli.

14 Tetor 2024, 08:56 Nga M.B
EMRI/ E rëndë në Itali, po kalonte në vijat e bardha,
Foto ilustruese

ITALIA- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali nga ku mësohet se një 15-vjeçar shqiptar, u përplas nga një makinë teksa po kalonte rrugën në vijat e bardha. Viktima është identifikuar si Roel Abedoni dhe bëhet me dije se ai humbi jetën pas dy orëve agoni në spital, në Tivoli.

Sipas mediave italiane, makina që e përplasi drejtohej nga një 71-vjeçar, i cili u ndal për të ndihmuar të miturin. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit rezultoi negativ për alkool dhe drogë.

italia

Sondazh

Poll