14 Tetor 2024, 10:39
Nga M.B
Belind Këlliçi dhe Lara Trump
SHBA- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka zhvilluar sërish një vizitë në SHBA, ku me anë të një postim në rrjetet sociale, shkruan se ka marrë pjesë në punimet e National Summit, konferencë e organizuar në Michigan me fokus situatën në Lindjen e Mesme dhe sigurinë në botë.
Ai ka publikuar edhe foto nga takimi me Lara Trump, bashkëshortja e Eric Trump, djali i kandidatit republikan për president të SHBA, Donald Trump, e cila ka qenë ndër folëset kryesore në këtë takim. Gjithashtu, Këlliçi është takuar dhe ka shkëmbyer biseda me kongresmenë dhe drejtues të Partisë Republikane në Michigan.
"Privilegj të isha i ftuar në National Summit, konferencë e organizuar në Michigan, ku një nga çështjet që u trajtua ishte siguria në botë dhe paqja në Lindjen e Mesme. Ky event kishte folës kryesor Lara Trump, bashkë drejtuesen e Komitetit Kombëtar Republikan (RNC) i cili është organi kryesor i Partisë Republikane Amerikane dhe është përgjegjës për zhvillimin dhe promovimin e platformës politike të republikanëve si dhe harton strategjinë elektorale.
Gjithashtu Kongresmenët Darrell Issa i Kalifornisë dhe John James i Michiganit, si dhe drejtuesit e Partisë Republikane në Michigan, konfirmuan se siguria është prioritet kryesor për Presidentin Trump dhe plani i tij është garanci për paqen e stabilitetin kudo në botë, në këto kohë të trazuara! Partia Demokratike beson tek Presidenti Trump dhe alternativa e tij. Si kontribues i paqes dhe sigurisë ai do jetë një garanci dhe për rajonin tonë. Rritja dhe konsolidimi i raporteve me partnerët strategjikë dhe me republikanët në veçanti si parti e jona simotër, ka një rëndësi të veçantë për vendin tonë dhe për forcën tonë politike", shkruan Këlliçi.
belind këlliçi
Politike
14 Tetor 2024, 10:24
M.B
Giorgia Meloni
ITALIA- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, ka replikuar në rrjetet sociale ndaj organizatës joqeveritare “Sea Watch...
Politike
14 Tetor 2024, 08:34
M.B
Matteo Piantedosi
ITALIA- Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Piantedosi, ka deklaruar se këtë javë do të mbërrijn&eu...
Politike
14 Tetor 2024, 08:23
M.B
Foto ilustruese
GJERMANI- Liderë të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të disa vendeve të Perëndimit, do të ...
Politike
14 Tetor 2024, 08:07
M.B
Olaf Scholz, Edi Rama dhe Ursula von Der Leyen
GJERMANI- Aleksandra Tomaniç drejton European Fund for the Balkans, një fondacion rajonal m...
Politike
14 Tetor 2024, 07:54
M.B
Olaf Scholz
GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz pret sot në Kancelarinë Federale kryetarët e shteteve dhe qeverive të...
Politike
13 Tetor 2024, 22:40
r.ll
edi rama
BERLIN- Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme se një Marrëveshje e zgjeruar e Tregtisë së Lirë të Evropë...
Politike
13 Tetor 2024, 20:20
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha tha mbrëmjen e sotme se vetëm dy gjëra përmenden nga propaganda e qeveris&eum...
Politike
13 Tetor 2024, 20:10
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në tubimin e mbrëmjes së sotme, u shpreh se taksapaguesit shqipt...
Politike
13 Tetor 2024, 19:23
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike ka mbajtur fjalimin e tij mbrëmjen e sotme para mbështësve të mbledhur si...
Politike
13 Tetor 2024, 10:06
M.B
Kampi
LEZHA- Media italiane "La Repubblica", vijon me publikimin e artikujve të cilët ngrejnë pikëpyetje të mëdha l...