13 Tetor 2024, 20:10
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në tubimin e mbrëmjes së sotme, u shpreh se taksapaguesit shqiptarë nuk do të paguajnë më për naftën dhe shoferët e zv/ministrave dhe drejtorëve. Sipas tij këtyre te fundit do t’u hiqen edhe makinat.
Berisha theksoi sërish se vendosja e minimumit jetik 200 euro, rritja e pesnioneve dhe pagave do të bëhet pikërisht nga këto masa që ai lajmëroi në fjalim.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Të shkoj pak më tutje. Në llokmat e unazës që ndërtohen me 15 mln euro kilometrin. Kurrë nuk do të ndërtohet me çmim më të madh se 3 mln euro. Për çdo kilometër do të kursejmë 12 mln euro. Dhe për kilometra që kanë mbetur do të kursejmë 120 mln euro. O hajdutë, po keni turp e shtroni pyetjen se ku do të mirren. Ju do të ua marrim të gjitha, ju vidhni qytetarët o të paftyrë.
Janë 460 mln euro. Prisni. Vetëm veturat e zëvendësministrave, veturat e drejtorëve, veturat e ndërmarrjeve publike shpenzojnë në vit, sipas të dhënave të fundit, 60 mln euro naftë. Që të gjitha do u hiqen, do të jepet një bonus për litrat e naftës vajtje-ardhje, të shkojnë me taksi apo makinë personave, por makinë dhe shofer nuk do të paguajë kurrë më taksapaguesi shqiptar. U bënë tani, 520 mln.
Po ahengjet e administratës, e qeverisjes vendore, po ahengjet e ministrave, biftekë 1 mijë euro. Po dietat e tyre kur shkojnë dhe me pushime. Së bashku këto para xhepi të vjedhura, shkojnë së bashku 80 mln. Miqtë e mi, ja ku u bënë 600 mln euro. 600 mln euro, mbajini mend ju lutem. Unë mora vetëm këto rrugë këtu. Por po të shkojmë tek rrugë e tjera.
150 mln euro kanë parashikuar për zgjerimin e rrugës Bradashesh-Rrogozhinë. U garantoj ju se të paktën, minimumi 50 për qind është vjedhje dhe vetëm vjedhje. Ajo rrugë për tu ndërtuar nga e para me 4 korsi do të ndërtohej pa asnjë vështirësi me 80 mln euro. Ndërsa për tu zgjeruar me të gjitha standardet për tu bërë me 4 korsi, ajo nuk kërkon më shumë se 60 mln euro. Ku do të shkojnë ato 90 mln të tjera. Ku do të shkojnë? Tek qytetarët, tek pensionistët, tek rrogëtarët.
Miq! Ju lutem.
A u bënë pra 690 mln euro. Më falni më shumë. Atëherë pra, kush thotë të vërtetën. Sali Berisha apo avoketërit e hajdutëve që kanë mbushur rrjetet sociale dhe gazetat, mediat e tyre se ku do ti gjejë ky paratë. Ja pra se ku janë paratë dhe janë paratë fiks në këtë buxhet. Dhe nuk hiqet asnjë kilometër rrugë nga ndërtimi, asnjë shkollë nga ndërtimi, asnjë spital nga ndërtimi. Por siç e patë ju, veç me rrugë e shpenzime u bënë 700 mln euro, të cilat teprojnë, shumë teprojnë mbi minimumin jetik 200 euro, mbi pensionin 200 euro, mbi bursën e studentëve, 200 euro.
Uluni me çdo shqiptar, uluni me çdo pensionist, uluni me çdo qytetar dhe u shpjegoni se ku do të mirren lekët për të vendosur pensionin minimal 200 euro, për të vendosur minimumin jetik 200 euro, për të vendosur rrogën minimale 500 euro. Po e them këtu para jush, solemnisht dhe haptas se të parët do të jenë ata që numërojnë kafshatën, do të jenë ata që sot marrin 40-50 euro si mbështetje, do të jenë pensionistë që marrin një pension mjerimi. Do të jenë rrugëultit që kanë fëmijë për të mbajtur e nuk e mbyllin dot 15 ditëshin. Këta do të jenë të parët. Këta nuk do shohin dyqanet për të marrë me lista, këta nuk do të mendojnë më për kafshatën e gojës, këta nuk do të mendojnë më për ilaçet e tyre.
sali berisha
Politike
13 Tetor 2024, 19:23
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike ka mbajtur fjalimin e tij mbrëmjen e sotme para mbështësve të mbledhur si...
Politike
13 Tetor 2024, 10:06
M.B
Kampi
LEZHA- Media italiane "La Repubblica", vijon me publikimin e artikujve të cilët ngrejnë pikëpyetje të mëdha l...
Politike
13 Tetor 2024, 07:26
M.B
Edi Rama
TIRANA- Qendrat e pritjes së emigrantëve që do të vijnë nga Italia, në zonën e Lezhës, pritet t&...
Politike
12 Tetor 2024, 22:36
E.d
Erdogan me gazetaret
TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në avion pas vizitave të tij n...
Politike
12 Tetor 2024, 19:46
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha i premtoi studentëve dhe pedagogëve se tarifat e universiteteve do të përgjys...
Politike
12 Tetor 2024, 19:38
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha dënoi ligjin e ri të arsimit të lartë, duke e cilësuar atë si një ...
Politike
12 Tetor 2024, 19:28
Elton Qyno
TIRANË- Një informacion konfidencial i mbëritur në Seksioknin e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar pranë Policisë së...
Politike
12 Tetor 2024, 19:18
I.A
Luçiano Boçi
TIRANË- Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Shkodër, Luçiano Boçi, ka deklaruar se prot...
Politike
12 Tetor 2024, 16:02
I.A
Arbi Agalliu dhe Dashnor Sula
TIRANË- Deputetët Arbi Agalliu dhe Dashnor Sula debatuan lidhur me formimin e partisë së re “Djatht...
Politike
12 Tetor 2024, 15:03
I.A
Arbi Agalliu dhe Dashnor Sula
TIRANË- Deputetët Arbi Agalliu dhe Dashnor Sula janë përfshirë në një debat në lidhje...