14 Tetor 2024, 10:24
Nga M.B
Giorgia Meloni
ITALIA- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, ka replikuar në rrjetet sociale ndaj organizatës joqeveritare “Sea Watch”, e njohur për kontributin e saj në shpëtimin e emigrantëve në det, që synojnë të mbërrijnë në brigjet e Italisë dhe jo vetëm.
Konkretisht, në një postim në rrjetin social “Sea Watch”, thotë se qeveria e vetëshpallur patriote e Melonit po shpenzon miliona euro për të burgosur mijëra emigrantë në Shqipëri. Gjithashtu në postim shtohet se paratë e taksapaguesve mund të ishin përdorur më mirë.
Nga ana tjetër, kryeministrja Meloni ka reagur duke komentuar se qeveria po punon për të mbrojtur kufijtë italianë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore, përmes veprimeve konkrete dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.
“Çfarë skandali! Një qeveri që me një mandat të qartë të marrë nga qytetarët punon për të mbrojtur kufijtë italianë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore, përmes veprimeve konkrete dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, shkruan Meloni.

Dje, ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Piantedosi, ka deklaruar se këtë javë do të mbërrijnë emigrantët e parë në kampin e Gjadrit. Piantedosi, teksa fliste në një aktivitet në Firence, tha se nuk do të ketë ndonjë ceremoni për hapjen e qendrave. Ai garantoi se qendrat në Shqipëri do të jenë të ngjashme për nga standardet me ato të hapura në Itali. Po ashtu Piantedosi ka shtuar se emigrantët do të kenë të garantuar sigurinë dhe të drejtat e tyre deri në shqyrtimin e kërkesës për azil.
giorgia meloni
Politike
14 Tetor 2024, 08:34
M.B
Matteo Piantedosi
ITALIA- Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Piantedosi, ka deklaruar se këtë javë do të mbërrijn&eu...
Politike
14 Tetor 2024, 08:23
M.B
Foto ilustruese
GJERMANI- Liderë të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të disa vendeve të Perëndimit, do të ...
Politike
14 Tetor 2024, 08:07
M.B
Olaf Scholz, Edi Rama dhe Ursula von Der Leyen
GJERMANI- Aleksandra Tomaniç drejton European Fund for the Balkans, një fondacion rajonal m...
Politike
14 Tetor 2024, 07:54
M.B
Olaf Scholz
GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz pret sot në Kancelarinë Federale kryetarët e shteteve dhe qeverive të...
Politike
13 Tetor 2024, 22:40
r.ll
edi rama
BERLIN- Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme se një Marrëveshje e zgjeruar e Tregtisë së Lirë të Evropë...
Politike
13 Tetor 2024, 20:20
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha tha mbrëmjen e sotme se vetëm dy gjëra përmenden nga propaganda e qeveris&eum...
Politike
13 Tetor 2024, 20:10
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në tubimin e mbrëmjes së sotme, u shpreh se taksapaguesit shqipt...
Politike
13 Tetor 2024, 19:23
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike ka mbajtur fjalimin e tij mbrëmjen e sotme para mbështësve të mbledhur si...
Politike
13 Tetor 2024, 10:06
M.B
Kampi
LEZHA- Media italiane "La Repubblica", vijon me publikimin e artikujve të cilët ngrejnë pikëpyetje të mëdha l...
Politike
13 Tetor 2024, 07:26
M.B
Edi Rama
TIRANA- Qendrat e pritjes së emigrantëve që do të vijnë nga Italia, në zonën e Lezhës, pritet t&...