Sport

VIDEO / Austria fiton me “manita” ndaj Norvegjisë së Haaland!

Një moment të artë në Ligën e Kombeve, po kalon edhe Greqia, që mbrëmjen e sotme, triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Irlandës.

13 Tetor 2024, 22:52 Nga DOSJA
VIDEO / Austria fiton me “manita” ndaj Norvegjisë së

GREQI - U luajtën mbrëmjen e sotme 3 duelet e vlefshme për Ligën e Kombeve, ku u shënuan në total plot 10 gola. 

Spikat triumfi 5-1 i Austrisë në shtëpi përballë Norvegjisë së Erling Haland. Dopieta e Arnautoviç si dhe golat e Lienhart, Posch dhe Gregoritsch, i dhuruan 3 pikë të arta Austrisë, ndërkohë që golin e vetëm për norvegjezët e shënoi Sorloth. 

Një moment të artë në Ligën e Kombeve, po kalon edhe Greqia, që mbrëmjen e sotme, triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Irlandës, duke siguruar triumfin e katërt në 4 ndeshje, teksa marshon e vetme në krye. Goli i Bakasetas dhe Mantolas në minutat 48 dhe 90+2 i dhuruan fitoren Greqisë. Dueli tjetër ai mes Ishujve Faroe dhe Letonisë, përfundoi në barazim 1-1. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll