Sport

E FUNDIT/ Një ndryshim i madh zyrtarizohet te Man.City… ikën 'miku' i Guardiolës

Manchester City do të përjetojë një ndryshim të madh të brendshëm në muajt e ardhshëm.

13 Tetor 2024, 09:00 Nga DOSJA

E FUNDIT/ Një ndryshim i madh zyrtarizohet te Man.City… ikën

ANGLI - Tregu i drejtorëve sportivë është kthyer në një nga atraksionet e vërteta të dritareve të ndryshme të transferimeve. Dhe është Manchester City ai që mund të nisë një lojë të madhe karrigesh muzikore në muajt në vijim.

Siç njoftoi shtypi anglez ditët e fundit, “Qytetarët” do t'i thonë lamtumirë Txiki Begiristain, shefit të futbollit të mankunianëve, pranë Pep Guardiolës, me të cilin ky i fundit e njihte që nga ‘Barça Dream Team’ në vitet 1990…

Dhe për ta zëvendësuar atë, anglezët do të përfitojnë shërbimet e Hugo Vianës, shefit të Sportingut në Portugali. Një lëvizje e bukur që premton më shumë vite të mira për Manchester Cityn. Fillimisht, të muajt e pare, Begiristain do të punojë me drejtorin e ri Viana, për t’i mësuar ‘sekretet’ e jetës së klubit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll