Bota

Nga zonat detare te hapësirën ajrore, ministri i Jashtëm turk vizitë në Greqi, priten diskutime për çështje të rëndësishme dypalëshe

Erdogan, i cili po kthehej nga një vizitë zyrtare në Serbi, tha se beson se marrëdhëniet mes dy vendeve po përparojnë drejt ditëve më të mira.

13 Tetor 2024, 08:22 Nga M.B
Nga zonat detare te hapësirën ajrore, ministri i Jashtëm turk
Hakan Fidan

STAMBOLL- Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, do të vizitojë Greqinë për të diskutuar dhe gjetur zgjidhje për çështjet dypalëshe, duke përfshirë zonat detare dhe hapësirën ajrore. Lajmin e bëri të ditur të shtunën presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

Erdogan, i cili po kthehej nga një vizitë zyrtare në Serbi, tha se beson se marrëdhëniet mes dy vendeve po përparojnë drejt ditëve më të mira.

"Është e rëndësishme që të dyja palët të kenë vullnetin për të përcaktuar problemet, për të përshkruar dhe paraqitur përmbajtjen e tyre dhe për të gjetur zgjidhje," njofton presidenca.

Fqinjët Greqia dhe Turqia, të dyja aleatë të NATO-s, por armiq historikë, kanë qenë në mosmarrëveshje për dekada për një sërë çështjesh nga hapësira ajrore deri te juridiksioni detar në Mesdheun lindor dhe Qipron e ndarë etnikisht.

hakan fidan

Sondazh

Poll