12 Tetor 2024, 22:26
Nga E. D
pamje nga postimi
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka publikuar imazhe, për të cilat thotë se janë trupat serbe 50 metra afër vijës kufitare me Kosovën, në territorin e komunës së Kamenicës. Përmes një postimi në Facebook, Kurti shkruan se Serbia po i provokon sërish dhe se ushtria e tyre ka për qëllim nxitjen e tensioneve.
Gjithashtu Kurti shkruan se Kosova mbetet e palëkundur në rrugën e saj drejt integrimeve euro-atlantike, me institucionet e saj vigjilente 24/7, duke mbrojtur vendin e duke siguruar monitorim maksimal të situatës.
Postimi i Kurtit:
Serbia sot ka provokuar sërish duke lëvizur trupat e saj rreth 50 metra afër vijës kufitare me Kosovën, në territorin e komunës së Kamenicës. Institucionet përkatëse të sigurisë së Republikës së Kosovës kanë detektuar menjëherë këto lëvizje provokuese nga ushtria e Serbisë, të cilat kanë për synim nxitjen e tensioneve.
Kur e kanë parë që i kemi vërejtur dhe xhiruar, kanë ikur me shpejtësi e janë larguar për në brendi të territorit të tyre. Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë investime të paprecedenta në ngritjen dhe përmirësimin e kapaciteteve të strukturave të inteligjencës, sigurisë dhe mbrojtjes, të cilat janë të gatshme për të parandaluar çdo kërcënim ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të shtetit tonë.
Sinergjia ndërmjet strukturave të sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe bashkëpunimi me partnerët e aleatët rajonalë dhe ndërkombëtarë, përbën garanci për sigurinë në Kosovë. Ndërkohë, Serbia vazhdon të nxisë tensione nëpërmjet veprimeve hibride, duke synuar destabilizimin e rajonit, megjithëse hapësira për këto manovra po i ngushtohet dita-ditës. Kosova mbetet e palëkundur në rrugën e saj drejt integrimeve euro-atlantike, me institucionet e saj vigjilente 24/7, duke mbrojtur vendin e duke siguruar monitorim maksimal të situatës.

albn kurti
Bota
12 Tetor 2024, 22:04
I.A
Matteo Piantedosi
ITALI- Ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi tha të shtunën se emigrantët e parë do të mbërrijnë...
Bota
12 Tetor 2024, 21:55
E. D
pamje nga shperthimi
ÇEÇENI- Një zjarr shpërtheu si pasojë e shpërthimit të një rezervuari gazi në një...
Bota
12 Tetor 2024, 21:49
I.A
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, komandanti i marinës amerikane për Evropën dhe Afrikën dhe komandant...
Bota
12 Tetor 2024, 21:34
I.A
Kamala Harris
SHBA– Nënpresidentja Kamala Harris gëzon “shëndet të shkëlqyer” dhe “formën e duhur fiz...
Bota
12 Tetor 2024, 20:44
E. D
RUSI- Disidenti rus Alexey Navalny, i cili deri kur vdiq në muajin shkurt ishte kundërshtari kryesor politik i Presidentit Vladimir Putin, besonte s...
Bota
12 Tetor 2024, 20:24
E. D
fotot ilustruese
SERBI- Mediat bullgare kanë bërë me dije se Korridori i 8 do të ndalohet së ndëtuari. Sipas bgnesn...
Bota
12 Tetor 2024, 20:16
E. D
Jahti ne flake
MALUKU I VERIUT- Kandidati për guvernator në Maluku i Veriut, Benny Laos është konfirmuar i vdekur pas një zjarri n...
Bota
12 Tetor 2024, 19:25
E. D
Admirali Munsch
KOSVË- Në një intervistë për Zërin e Amerikës, komandanti i marinës amerikane për Evropën...
Bota
12 Tetor 2024, 17:44
E. D
fotot ilustruese
FRANCË- Një grua e re ka vdekur pasi ra në det nga një Kroçere teksa lundronte në Kanalin Anglez, në ...
Bota
12 Tetor 2024, 17:32
E. D
Ivica Daçiç
SERBI- Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Brendshëm, Ivica Daçiq, ka ...