Bota

Mediat bullgare: Do eliminohet Korridori 8, do të ndërtohet linja Beograd-Shkup-Athinë

Më tej në artikull thuhet se vendimi i parë i qeverisë së Maqedonisë ishte ndalimi i ndërtimit të Korridorit 8.

12 Tetor 2024, 20:24 Nga E. D
Mediat bullgare: Do eliminohet Korridori 8, do të ndërtohet linja
fotot ilustruese

SERBI- Mediat bullgare kanë bërë me dije se Korridori i 8 do të ndalohet së ndëtuari. Sipas bgnesnews, lajmin e ka bërë me dije Ministri serb i ndërtimit dhe Transportit Goran Vesiç, i cili ka theksuar se qeveria e Vuçiç ka kërkuar ndërtimin e kësaj rruge, e cila pritej të lidhte Detin e Zi me Detin Adriatik. Po ashtu më tejnë artikull thuhet se vendimi i parë i qeverisë së Maqedonisë së Veriut ishte ndalimi i ndërtimit të Korridorit 8

Artikulli i Plotë:

Ministri serb i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, Goran Vesiç, ka pranuar personalisht se qeveria e Aleksandër Vuçiç ka qenë e përfshirë në ndalimin e ndërtimit të Korridorit 8, i cili duhet të lidhë Detin e Zi me Detin Adriatik.

“Në Bashkimin Evropian kanë shtyrë për korridorin nga Bullgaria në Shqipëri, si dhe atë nga Rumania në Greqi. Ne e shmangëm këtë skenar të zymtë për Serbinë me vendimin e Aleksandar Vuçiq që Beogradi të fillojë të investojë në linjën hekurudhore nga Korridori 10. Serbia duhet të luftojë që të jetë një vend qendror nëpër të cilin kalojnë të gjitha linjat hekurudhore”, tha hapur Vesic.

Më tej në artikull thuhet se vendimi i parë i qeverisë së Maqedonisë së Veriut ishte ndalimi i ndërtimit të Korridorit 8. Krahu i djathtë e Mitkoskit, Aleksandar Nikoloski, madje u përpoq të ridrejtojë fondet evropiane të siguruara për këtë korridor transporti në Korridori 10.

goran vesiç

Sondazh

Poll