12 Tetor 2024, 19:38
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha dënoi ligjin e ri të arsimit të lartë, duke e cilësuar atë si një goditje fatale ndaj universiteteve dhe lirisë akademike. Berisha theksoi se qeveria e Ramës ka përgjysmuar numrin e studentëve dhe ka dyfishuar tarifat e studimeve gjatë nëntë viteve të fundit, duke dëmtuar arsimin. Berisha kritikoi ligjin e ri për shkeljen e parimeve kushtetuese dhe përqendrimin e pushtetit akademik në duart e qeverisë, duke krahasuar Ramën me diktatorë si Enver Hoxha dhe Kim Jong Un.
"Miqtë e mi, kjo garë, gara e dijes është gara më vendimtare për të ardhmen e një kombi dhe të një vendi. Në këtë garë, Edi Rama iu ka dhënë goditje fatale arsimit parauniversitar, shpartallimi i të cilit ka sjellë rënien më të madhe në botë në testin e cilësisë, në PISA, rënien me 68 pikë. Goditje të rëndë, nga më të rëndat, i dha arsimit të lartë, duke përgjysmuar në 9 vite numrin e studentëve në shkollat e larta të vendit dhe dyfishuar tarifat. Tani, me ligjin e ri, duke shkelur parimet themelore të Kushtetutës së vendit, ai po u jep universiteteve goditjen e mëshirës. Sapo erdhi në pushtet, ky armik i egër i dijes dhe qenies shqiptare, ndaloi mbrojtjen e gradave në universitetet publike, akt të cilin nuk e ka bërë kurrë ndonjë qeveri.
Dhe tani së fundmi, ka vendosur të shpallë veten kryeshkencëtarin e Shqipërisë, kryetarin e Këshillit Shkencor Kombëtar, në një akt që nuk e bëri kurrë Enver Hoxha, as Mehmet Shehu. Nuk e bëri kurrë as Kim Jong Sun, as Kim Jong Un. E bën pra vetëm Edi Rama. Universitetet pa lirinë akademike, pa lirinë e kërkimit shkencor, humbasin tërësisht funksionin e tyre si institucione të vendit, shndërrohen thjesht në shkolla të larta, automate, të cilat në ingranazhet e kohës shkojnë drejt shkatërrimit. T’i privosh universitetet nga liria e kërkimit shkencor, në një kohë kur ke prekur pothuajse të gjitha fondet, të centralizosh atë në duart e një këshilli xhahilësh, injorantësh, hajdutësh, do të thotë të rrënosh kërkimin shkencor, do të thotë të vrasësh ëndrrat shkencore të mijëra e mijëra studiuesve të rinj, të cilët shohin kërkimin shkencor si rrugën më fisnike për të ndërtuar karrierën e tyre të suksesshme.
Si rrugën më dinjitoze për të ngjitur shkallët e dijes dhe shkencës. Unë u bëj thirrje sonte të gjithë pedagogëve të universiteteve, pavarësisht nga bindjet e tyre, të mbroni lirinë akademike sepse liria akademike është liria e vërtetë e juaj. Sepse pa liri akademike, ju shndërroheni në qenie mjerane automate, në zanatçi të pavlerë për veten dhe vendin tuaj. Unë u bëj thirrje studentëve që të mbrojnë lirinë akademike të universiteteve, se historia e botës ka faktuar se universitetet i ka bërë të mëdha liria akademike. Se universitetet janë shndërruar në trungje të thata sa herë kanë dorëzuar këtë liri. Është koha pra për të gjithë ju studentë dhe pedagogë të shqyrtoni propozimi që ka bërë Edi Rama, në të cilin ju shumëzon me zero. Në të cilin ju të gjithë së bashku keni zë aq sa ç’ka Lubi Balluku me dy asistentë të saj," tha Berisha.
sali berisha
Politike
12 Tetor 2024, 19:28
Elton Qyno
TIRANË- Një informacion konfidencial i mbëritur në Seksioknin e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar pranë Policisë së...
Politike
12 Tetor 2024, 19:18
I.A
Luçiano Boçi
TIRANË- Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Shkodër, Luçiano Boçi, ka deklaruar se prot...
Politike
12 Tetor 2024, 16:02
I.A
Arbi Agalliu dhe Dashnor Sula
TIRANË- Deputetët Arbi Agalliu dhe Dashnor Sula debatuan lidhur me formimin e partisë së re “Djatht...
Politike
12 Tetor 2024, 15:03
I.A
Arbi Agalliu dhe Dashnor Sula
TIRANË- Deputetët Arbi Agalliu dhe Dashnor Sula janë përfshirë në një debat në lidhje...
Politike
12 Tetor 2024, 14:37
I.A
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar për herë të parë në lidhje me krijimin e partisë së re...
Politike
12 Tetor 2024, 13:48
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë para mediave ku ka folur n&eu...
Politike
12 Tetor 2024, 13:46
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë para mediave ku ka folur n&eu...
Politike
12 Tetor 2024, 13:41
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë para mediave ku ka folur n&eu...
Politike
12 Tetor 2024, 13:29
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë para mediave ku ka folur n&eu...
Politike
12 Tetor 2024, 13:10
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë para mediave ku ka folur n&eu...