Sport

Turqia tani e para, Montella: "E goditëm 29 herë Malin e Zi, dhe e merituam fitoren"...

"Ne mund të përmirësojmë cilësinë e gjuajtjeve tona në kuadrat”.

12 Tetor 2024, 17:14 Nga DOSJA

Turqia tani e para, Montella: "E goditëm 29 herë Malin e Zi, dhe

TURQI - Një ndeshje e vështirë, në të cilën Mali i Zi u përpoq me të gjitha mënyrat që të mos të mos pësonte gol nga Turqia.

Por në fund kombëtarja e Vincenzo Montellas triumfoi dje me rezultatin e ngushtë 1-0, falë golit të Kahvecit në minutën e 69-të, në ndeshjen e tretë të Grupit 4, në Ligën B të Nations League të UEFA-s.

Trajneri italian, pas ndeshjes e vlerësoi paraqitjen e skuadrës së tij: "E dinim që Mali i Zi është një ekip që mbrohet mirë dhe mbetet kompakt. Pavarësisht kësaj, ne bëmë 29 goditje dhe e merituam fitoren",- thuhet në postimin e konferencës për shtyp. “Ne e dominuam lojën dhe vazhduam të krijonim raste pasi shënuam”, shpjegoi Montella.

Por duke parë të ardhmen , trajneri 50-vjeçar italian theksoi nevojën për të përmirësuar disa fusha specifike: "Ne mund të përmirësojmë cilësinë e gjuajtjeve tona në kuadrat. Cilësia e përgjithshme e ekipit tonë po përmirësohet dhe, nëse kjo vazhdon, do të bëhet më e vështirë zgjedhja e formacionit fillestar”.

Montella foli edhe për atmosferën e zhurmshme të ndeshjes: "Atmosfera në Samsun ishte madhështore. Tifozët nuk pushuan së duartrokitur para dhe pas ndeshjes dhe ne ndjemë mbështetjen e tyre gjatë gjithë kohës. Ne fituam për ta."

Turqia me këtë fitore arriti dy fitore dhe një barazim në grup, duke u pozicionuar si një pretendente e fortë për t'u avancuar në Nations League të UEFA-s duke u renditur në vendin e parë me 7 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll