Aktualitet

Interpol Tirana e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për 4 akuza, arrestohet në Itali 30-vjeçari shqiptar

Siç raportohet shqiptari është arrestuar nga autoritetet teksa po lëvizte me një çantë shpine dhe një karrocë të vogël dore.

11 Tetor 2024, 22:47 Nga E. D
Interpol Tirana e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar
fotot ilustruese

ITALI- Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në itali, pasi ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana për 4 akuza të rënda si evazioni fiskal, mashtrimi, falsifikimi dhe vjedhja. Siç raportohet shqiptari është arrestuar nga autoritetet teksa po lëvizte me një çantë shpine dhe një karrocë të vogël dore. Gjithashtu mediat e huaja shkruajnë se 30-vjeçari sapo pa policinë u përpoq të zhdukej nëpër rrugica me vrap, por u lokalizua dhe kap afër qendrës së qytetit. 

Pasi e kanë verifikuar identitetin e tij, përmes bazave të të dhënave të përdorura dhe kryesisht gjurmëve të gishtrinjve dhe fotografisë, u zbulua se i riu, emri i të cilit nuk u bë i ditur, ishte në pritje një urdhër arresti ndërkombëtar brenda INTERPOL-it. Pas kryerjes së veprimeve të para proceduriale hetimore, si dhe në pritje të masës për ekstradim dhe letër-porosisë nga Tirana, 30-vjeçari është izoluar në burgun e Italisë. 

policia italiane

Sondazh

Poll