Aktualitet

Kreu i KMSH nuk mori pjesë në inaugurimin e xhamisë, nënkryetari: Morëm ftesë nga pala e drejtuesve shqiptarë, por ka politika që i gjykojmë të përfaqësohemi ndryshe

Gjithashtu Bica tha se politika nuk hyn në çështje fetare dhe se ngërçet që janë bërë janë diskutuar shumë

10 Tetor 2024, 20:16 Nga M.B
Kreu i KMSH nuk mori pjesë në inaugurimin e xhamisë,
Taulant Bica

TIRANA- Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Taulant Bica ka shpjeguar arsyet përse nuk morën pjesë në ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë në Tiranë. Bica tha në “Breaking” në Top News se morën ftesë, por Kryesia e KMSH-së vendosi që të përfaqësohej vetëm nga myftiu i Tiranës.

Ai shtoi se është më e natyrshme dhe më e pritura që përfaqësuesi numër 1 i një institucioni duhet të jetë prezent në inaugurime kaq të rëndësishme siç ishte kjo, por ka politika që komuniteti i gjykon që të përfaqësohen në rang të dytë apo të tretë. Gjithashtu Bica tha se politika nuk hyn në çështje fetare dhe se ngërçet që janë bërë janë diskutuar shumë.

Pjesë nga intervista:

Nuk ishit, a morët pjesë?

Nënkryetari i KMSH, Taulant Bica: Ishte një finalizim dhe kurorëzim i ditës së sotme. Ftesa që komuniteti mysliman shqiptar të vinte duhej të ishte nga shteti shqiptar dhe ashtu ndodhi. Patjetër erdhi. KMSH u ftua nga pala e drejtuesve shqiptarë. Sipas vendimit që kryesia mori duke vlerësuar ftesën e cila erdhi është gjykuiar që të jetë prezent Myftiu i Tiranës, është më e natyrshme dhe më e pritura që përfaqësuesi numër 1 i një institucioni duhet të jetë prezent në inaugurime kaq të rëndësishme siç ishte kjo, por ka politika që komuniteti i gjykon që të përfaqësohen në rang të dytë apo të tretë.

Por nuk ishte ky rasti për rëndësinë, po ndërhyn politika në çështje fetare?

Bica: Politika nuk hyn në çështje fetare, ngërçet që janë bërë janë diskutuar shumë …

Përse e morët këtë vendim që të përfaqësoheni vetëm me myftiun?

Bica: Ky është një vendim që i takon Kryesisë, ftesa iu drejtua KMSH dhe kryesia gjykon që të përfaqësohet me myftiun, nuk ka nevojë për gjykime të mëtejshme. E rëndësishme është që kjo xhami të hapej dhe t’i fitohej besimtarëve një moment e më parë për t’i dhënë një zgjidhje situatës dhe për të treguar që KMSH ka qenë i hapur që kjo xhami t’i jepej sa më parë shqiptarëve, gjykohet në të mirë të të gjitha palëve nuk kemi pse të bëhemi pengesë mjafton që puna të ecë përpara.

xhamia e namazgjase

Sondazh

Poll