Aktualitet

Aksident në Vlorë, përplaset drejtuesi i një biçiklete, niset drejt spitalit në gjendje të rëndë

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.

10 Tetor 2024, 19:28 Nga M.B
Aksident në Vlorë, përplaset drejtuesi i një
Foto nga vendi i ngjarjes

VLORA- Një aksident ka ndodhur në bulevardin 'Ismail Qemali' në Vlorë ku një automjet ka aksidentuar një kalimtar. I lënduari po lëvizte me biçikletë dhe mësohet se në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca për ndihmën e parë.

Gjithashtu raportohet se i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

 

aksident

Sondazh

Poll