Aktualitet

U kapën në magazinë kanabisi me vlerë 800 mijë euro, pesë shqiptarët dënohen me burg në Belgjikë

Policia në magazinë gjeti 82 kilogramë bimë kanabisme vlerë 800.000 euro.

10 Tetor 2024, 19:18 Nga E. D
U kapën në magazinë kanabisi me vlerë 800 mijë euro,
te arrestuarit

BELGJIKË- Pesë shqiptarë u arrestuan pasi policia belge bastisi një magazinë në Assenede në tetor 2022, e cila ishte kthyer në një plantacion kanabisi. Policia në magazinë gjeti 82 kilogramë bimë kanabisme vlerë 800.000 euro. Siç raportohet në magazinë u arrestuan dy shqiptarët, ndërsa dy të tjerë në një makinë pranë plantacionit, gati për të transportuar bimët narkotike. Ndërkohë i pesti u identifikua më vonë. 

Gjithashtu hetuesit gjetën në magazinë edhe një fletore ku pesë shqiptarët kishin mbajtur shënime për sasitë që u rritën, nënndarjen e plantacionit. Pesë shqiptarët u dënuan të enjten, tre prej tyre në mungesë. Një shqiptar është dënuar me tre vjet burg dhe 12 mijë euro gjobë. Katër të tjerët u dënuan me burgim nga 40 deri në 20 muaj dhe gjoba nga 16,000 deri në 8,000 euro. Ata gjithashtu duhet të paguajnë 21 mijë euro dëmshpërblim.

Mediat e huaja shkruajnë se avokatët mbrojtës gjatë seancës pretenduan se të arrestuarit ishin naivë dhe të pavetëdijshëm për ndonjë keqbërje. Sipas avokatëve, shqiptarët mendonin se në Belgjikë lejohej kultivimi i kanabisit, një pretendim ky që u konsiderua si budallallëk, nga vetë mbrojtësi ligjor. Ndërsa për një prej të arrestuarve në Gjykatë u tha se klienti i saj kishte nevojë për para për shkak të një vajze të sëmurë.

policia belge shqiptare te arrestuar

Sondazh

Poll