Aktualitet

Operacion antidrogë në kryeqytet/ Zbulohet magazina me lëndë narkotike, çfarë dihet deri tani

E gjithë policia e Tiranës, shërbimet e komisariatit 2 dhe 6 dhe Antidroga e Tiranës ndodhen në aksion, pasi dyshohet se bëhet fjalë për një sasi të madhe lënde narkotike.

10 Tetor 2024, 07:23 Nga r.ll
Operacion antidrogë në kryeqytet/ Zbulohet magazina me lëndë
foto ilustruese

TIRANË- Një magazinë e madhe me lëndë narkotike të llojit kanabis sativa është zbuluar në Tiranë. Magazina është zbuluar në rrugën “Hamdi Pepo” në zonën e quajtur “Qyteti i nxënësve” në kryeqytet.

Sipas raportimeve, operacioni vijon prej mbrëmjes së kaluar, teksa pritet të zbulohen detaje të tjera në orët në vijim dhe nëse ka persona të arrestuar.

E gjithë policia e Tiranës, shërbimet e komisariatit 2 dhe 6 dhe Antidroga e Tiranës ndodhen në aksion, pasi dyshohet se bëhet fjalë për një sasi të madhe lënde narkotike.

policia e tiranes

Sondazh

Poll