Bota

VIDEO/ Uragani "Milton" shkatërron çatinë e stadiumit "Tropicana Field", po përdorej si bazë për ekuipazhet e ndihmës së parë

Pjesët e çatisë së stadiumit u shpërndanë nga erërat e forta. Sipas ëFTS-TV në Tampa, nuk u raportuan të lënduar në stadium. I njëjti stadium po përdorej si bazë për ekuipazhet e ndihmës së parë të vendosura në zonë për t'u marrë me Miltonin.

10 Tetor 2024, 08:11 Nga N.F
VIDEO/ Uragani "Milton" shkatërron çatinë e stadiumit
Stadiumi

SHBA- Uragani Milton mbërrit në zonën e gjirit Tampa të mërkurën mbrëma duke shqyer çatinë e stadiumit me kupola të Tropicana Field, i vendosur në Shën Petersburg, Florida. Ky stadium është shtëpia e ekipit profesionist amerikan të bejsbollit Tampa Bay Rays.

Pjesët e çatisë së stadiumit u shpërndanë nga erërat e forta. Sipas WFTS-TV në Tampa, nuk u raportuan të lënduar në stadium. I njëjti stadium po përdorej si bazë për ekuipazhet e ndihmës së parë të vendosura në zonë për t'u marrë me Miltonin. "Milton" sot ka "udhëtuar" në bregun perëndimor të Floridës me stuhi të forta ku shkatërroi shtëpitë dhe shkaktoi ndërprerje të energjisë ndërsa lëviz në drejtimin lindor.

Uragani filloi të godasë Florida rreth orës 20:30 me orën lokale dhe u dobësua në kategorinë 3 në shkallën Saffir-Simpson me pesë pikë, me erëra prej 195 km / orë, pranë ishullit Siesta. 

Në orën 23:00 shpejtësia e erës ishte ulur në 165 km/h duke e ulur Miltonin në Kategorinë 2, ndërkohë që konsiderohet ende jashtëzakonisht e rrezikshme. Syri i uraganit ndodhej 120 km në jugperëndim të Orlandos, në Florida qendrore.

uragani milton shba stuhi

Sondazh

Poll