Bota

Presidencialet në SHBA/ Si ka ndikuar Obama në fushatën e Harris

Përpjekjet e tij në javët e fundit shihen si vendimtare për suksesin e demokratëve, jo vetëm për Harris, por edhe për kandidatët e tjerë të partisë.

9 Tetor 2024, 21:22 Nga DOSJA
Presidencialet në SHBA/ Si ka ndikuar Obama në fushatën e Harris
Obama

SHBA- Me më pak se një muaj para zgjedhjeve dhe me sondazhet që tregojnë ende se beteja zgjedhore në SHBA mbetet e paqartë, mbështetja e Obamës për Kamala Harris do të jetë vendimtare. Rikthimi i familjes Obama në qendër të vëmendjes politike dhe një rol në fushatën e Harris është karakterizuar si strategjik, pasi ata deri tani kanë zgjedhur me kujdes se mos të përfshihen në politikë që nga largimi nga Shtëpia e Bardhë.

Megjithatë, marrëdhënia e Obamës me Harrisin nuk është e fundit dhe daton dy dekada më parë, kur Harris ishte një prokurore qarku në San Francisko dhe Obama ishte kandidat për Senat. Gjithashtu Harris më pas mbështeti në mënyrë aktive fushatën e tij presidenciale të vitit 2008 dhe miqësia e tyre u forcua me kalimin e kohës.

Tani, është Kamala Harris ajo që ka nevojë për ish-presidentin e fuqishëm në anën e saj dhe e ka "rekrutuar" atë dhe bashkëshorten e tij për të mbështetur atë veçanërisht në mesin e koalicionit shumëracor. Përpjekjet e tij në javët e fundit shihen si vendimtare për suksesin e demokratëve, jo vetëm për Harris, por edhe për kandidatët e tjerë të partisë.

Si do të ndikojnë zhvillimet në Lindjen e Mesme në votën amerikane 

Barack Obama do të përpiqet kryesisht të mbështesë Kamala Harris në mesin e votuesve me ngjyrë, një demografi që ishte çelësi i suksesit të Biden në 2020.

Obama ka theksuar gjithmonë se Harris përfaqëson një vazhdimësi të vlerave dhe vizionit që e çuan atë drejt fitores në 2008, dhe sipas zyrtarëve të fushatës së Harris, mini-fushata e Obamës do të fokusohet në bindjen dhe mobilizimin e votuesve të pavendosur në shtetet kyçe si Gjeorgjia dhe Pensilvania.

Kthimi i Obamës në qendër të vëmendjes në fazat e fundit të sezonit zgjedhor nënvizon rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme dhe ndarjen në vend, me të dy palët që luftojnë për kategoritë vendimtare të votuesve. Obama, i cili deri më tani ka ndihmuar Harrisin të mbledhë 76 milionë dollarë për fushatën e saj presidenciale, do të paralajmërojë demokratët të mos pushojnë, duke theksuar se zgjedhjet do të jenë të vështira. Mesazhi i Barack Obamës për demokratët është i qartë: çdo përpjekje deri në ditën e fundit është e nevojshme për të siguruar fitoren.

 

obama kamala harris

Sondazh

Poll