Bota

"Vendi më i sigurt është këtu!" Amerikani refuzoi të evakuohet nga Florida: Zoti më tha merr një varkë dhe.. (VIDEO)

Gjithashtu një video e tij u bë virale në rrjete sociale, ku ai thotë që nuk do të largohet dhe do qëndrojë në varkë pasi mendon se është më i sigur në varkë.

9 Tetor 2024, 21:39 Nga E. D
"Vendi më i sigurt është këtu!" Amerikani refuzoi
“Togeri Dan”

FLORIDA- Një burrë në SHBA i njohur me pseudonimin “Togeri Dan” ka vendosur të mos evakuohet teksa uragani Millton po afrohet. Gjithashtu një video e tij u bë virale në rrjete sociale, ku ai thotë që nuk do të largohet dhe do qëndrojë në varkë pasi mendon se është më i sigur në varkë. “Togeri Dan” ka rrefuzuar edhe forcat e policisë, duke thënë se i kishte mbijetuar më parë uraganit Helene.

@terrenceconcannon

He will be evacuated tomorrow ????

♬ original sound - Tampa Terrence

"Uji do të hyjë, do të rritet. Nëse jeni në tokë, do të përmbytet. Ju rrezikoni të mbyteni. Unë jam në një varkë, kështu që varka ngjitet me ujë ... është me të vërtetë vendi më i sigurt për të qenë, në varkën time”, tha ai.

Në një video tjetër ai thotë se Zoti i tha të merrte një varkë dhe të jetonte në të.

"Ai më mbron. Unë jam në formë të mirë. Nuk po djersitem”, shtoi ai.

Uragani Milton konsiderohet si një prej stuhive më të rrezikshme të shekullit të fundit, me erëra deri në 230 kilometra në orë dhe reshje që pritet të shkaktojnë përmbytje katastrofike.

uragani millton ne florida

Sondazh

Poll