Aktualitet

Reshje intensive shiu në Shkodër, vështirësi qarkullimi në disa akse, rikthehet normaliteti në pak minuta

Gjithashtu probleme janë krijuar pranë qendrës së qytetit në sheshin Nënë Tereza dhe pranë Bulevardit Bujar Bishanaku. 

9 Tetor 2024, 22:01 Nga E. D
Reshje intensive shiu në Shkodër, vështirësi qarkullimi
pamje nga vendngjarja

SHKODËR- Qyteti i Shkodrës është përfshirë ditën e sotme nga reshje intensive shiu, duke krijuar probleme në disa akse të qytetit. Gjithashtu probleme janë krijuar pranë qendrës së qytetit në sheshin Nënë Tereza dhe pranë Bulevardit Bujar Bishanaku. 

Ndërkohë që në terren kanë dalë edhe punonjësit e ndërmarrjeve të Bashkisë Shkodër të cilët kanë bërë të mundur lirimin e pusetave nga papastërtitë. Më vonë situata është normalizuar dhe uji është larguar nga rrugët.

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, ka reaguar me një postim në rrjetin social Facebook, duke njoftuar masat e mara dhe situatën pas reshjeve të rëna, ku janë angazhuar 5 grupe pune me të paktën 127 punonjës të Shërbimeve Publike, Ujësjellës-Kanalizimeve, Policisë Bashkiake, Zjarrfikësve dhe Policisë.

“Fatmirësisht nuk ka pasur dëme të mëdha në banesa dhe biznese, ndërkohë që situata aktualisht është e qetë dhe po monitorohet nga punonjësit dhe specialistët e emergjencave civile të Bashkisë Shkodër. Sipas parashikimeve, Shkodra do të jetë edhe nesër në prezencë reshjesh, ndërkohë që të gjitha strukturat tona janë në terren për çdo problematikë”, tha Beci.

permbytjet ne shkoder

Sondazh

Poll